Politikë

Rama nga Kolonja telefonon Edona Bilalin: PD merret me sharje e mallkime e po shpërndan doza virusi! Kryeministri: Larg qoftë të kthehemi sërish në mbyllje

6 Prill 2021, 14:10| Përditesimi: 6 Prill 2021, 14:34

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga Kolonja ka telefonuar kryesuesen e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës Edona Bilalin, të cilën e ka pyetur në lidhje me mbarëvajtjen e fushatës elektorale në qytetin verior.

Bilali tha se çdo gjë po shkon mirë dhe kryesisht biznesi i vogël është i kënaqur me heqjen e taksës për tatim fitimin. Ndërkohë duke ju referuar palës kundërshtare, Bilali tha se ato vazhdojnë me gjuhën e vjetër duke sharë dhe mallkuar, ndërkohë që me grumbullimet që bëjnë për fushatë po shpërndajnë virusin COVID, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Rama tha se duhet të ruhet distanca sociale, pasi bashkë me vaksinimin masiv, qytetarët duhet të k masat, përndryshe nuk ka efekt, ose mund të shkojmë si Mali Zi dhe Kosova drejt masave të reja.

Bilalai tha se ato po përpiqen me i 'sha' mesazhit qytetarëve që të ruajnë distancën sociale, por kreu i qeverisë ndërhyri, për ta korrigjuar Bilalin duke i thënë që të thotë 'mshoj' sepse nuk kuptohet.

Rama: Çfarë thotë Shkodra

Bilali: Shkodra Lule

Rama: Po të marr nga Kolonja te sofra kolonjare këtu është një mjedis i mrekullueshëm, por ti s’ke ardhur se vetëm tek Shkodra e ke mendjen.

Bilali: Kemi edhe ne gjëra të bukura, madje më të bukura. Vazhdojmë çdo ditë takimet me traget grupet e ndryshme sidomos biznesi i vogël. Një pjesë e tyre na thonë pse vini se ma shumë sesa kaq nuk mundeni me ba edhe ne nuk kërkojmë me ba. Heqja e tatim fitimit është frymëmarrje për biznesin e vogël. Edhe fermerët shprehen shumë të kënaqur për mbështetjen që marrin, unë kam shume besim sepse kemi dy modele krejt të ndryshme që po u jepen shqiptarëve. Kundërshtarët kryesisht merren ose me ne, ose me sharja a me mallkime, dhe shpërndajne doza virusi. Dje kishim një shfaqje të radhës, ndërkohë ne mbajmë distancë.

Rama: Dozat duhet të flasim me njerëzit sepse vaksinimi masiv duhet të shoqërohet me distancim. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe në Mal të Zi e të kthehemi sërish në mbyllje. Kjo është tmerr.

Bilali: Jemi duke sha shumë mesazhit të shoqërisë

Rama: Duke i ‘mshu;’ deshe me thonë!

Bilali: Shkodranët e kapin

Rama: Po sna e kapin këta tjerët! Edhe barë do hamë po dy gishtat nuk i ulim!

Bilali: Ky nuk është rasti ma, jam e bindur!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?