Rama: Nëse s'ndalim vjedhjet
do rrisim çmimin e energjisë! 

3 Nëntor 2014, 12:34| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Firmosja këtë të dielë e marrëveshjes 150 milionë dollarëshe mes qeverisë dhe Bankës Botërore për financimin e sektorit energjetik, shërbeu që kryeministri Edi Rama të zbardhë për herë të parë faktin se heqja e fashës për 300 kilovat që ishte vënë për të mbrojtur konsumatorët e varfër, u zgjodh nga qeveria për të shmangur një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Duke pohuar se nga Banka Botërore ishin vënë dy aleternativa, mes të cilave dhe rritja e çmimit të energjisë, kreu i ekzekutivit tha se zgjedhja e heqjes së fashës ishte alternativa më e mirë. Por Rama shkoi dhe më tej kur sqaroi se nëse nuk i jepet fund vjedhjes së energjisë eletrike, fakt për të cilin qeveria ka nisur një aksion, atëherë kjo e fundit deklaroi Rama, do të jetë e detyruar të marrë masa më të dhimbshme, kur me këtë nënkuptoi një rritje të detyruar të çmimit të energjisë eletrike.
 
“Kemi pasur dy alternativa: Të rrisim çmimin në mënyrë uniforme për të gjithë ose të heqim fashën 300 kilovat që u vu për të mbrojtur të varfërit dhe u bë mburoja e abuzuesve. Konsultat ishin intensive me BB, dhe zgjodhëm heqjen e fashës. Por ama ka një kusht, të gjithë duhet të kuptojmë se heqja e fashës do t’na mjaftojë nëse do t’i japim fund vjedhjeve dhe nëse paralelisht do të ecim shpejt me implementimin e paketës financiare që u firmos sot, në të kundër do të jetë e pamjaftueshme. Thirrja ime: Nëse duam të mos kemi përpara më nevojë për të bërë zgjidhje shumë më të dhimbshme duhet sot t’i dalim për zot vendit, ligjit, dhe sensit të barazisë para ligjit në pagesën e çdo fature të energjisë elektrike”, tha Rama.

edi rama

Rama: S'kam ardhur te mbreteroj. Bej zgjedhjet e duhura ne sektorin energjetike, pavaresisht cmimit politik!
Rama tha se qeveria e tij nuk është fajtori për kaosin e krijuar në sektorin energjitik, por ajo që vetë ka nisur përmirësimin e këtij sistemi dhe se nuk do të ketë kthim mbapra pavarësisht kostos. Për këtë të fundit, kryeminitri Edi Rama iu referua dhe zgjedhjeve te ardhshme vendore te 2015-ës kur tha se do bëjë zgjedhjet e duhura me çdo çmim politik. 

“S’jemi këtu për të zgjatur jetën e pushtetit ekzekutiv që buron nga vota e 23 qershorit të shkuar duke stërgjatur litarin e problemeve në fytin e popullit shqiptar, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë: do bëjmë zgjedhjet e duhura me cdo çmim politik. Në shekullin e 21 vendi lëngon akoma i kapur për fyti nga sistemi i vjedhjes, duke e trasformuar këtë pasuri të madhe në një telash të madh. Sot të mbjellim më në fund për të arritur të korrim dicka tjetër nga pasojat që kemi korrur në 20 vjert nga politikat “ç’na duhet ne, do na kushtojë kosto elektroale, s’do rrimë më gjatë në pushtet”. S’kemi ardhur të mbretërojmë as të rrimë për pjesën e mbetur në karrige, e kemi lexuar qartë votën e 23 qershorit, dhe në momentet e vendimeve të vështira detyra jonë është të udhëheqim dhe jo të udhëhiqemi nga frika se vendimet e drejta mund të na kushtojnë vota. Shqiptarët kanë zgjuarsinë e mjaftueshme për t’i kuptuar vendimet e drejta. Shqiptarët nuk dyshojnë se kjo kjo rrumpallë 20-vjeçare në çdo sektor do të marrë fund”, tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?