Rama: Nëse BE do ketë plan për përballimin e pasojave të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e la për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID

15 Mars 2022, 11:51| Përditesimi: 15 Mars 2022, 11:59

  • Share

Rama tha se Ballkani nuk duhet të mbetet jashtë planit për të mbështetur vendet që mund të ketë BE siç u bë me shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.

"Nëse do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e energjisë elektrike apo pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e lanë kur bënë skemën e shpërndarjes së parë të vaksinave . Nga ana tjetër të nxitohet mundësisht edhe projekti i korridorit të 8-të i cili është një projekt prej disa kohësh në tryezë me planin ekonomik të investimeve dhe sot bëhet edhe më emergjente si korridor sigurie", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: BE të ndihmojë Ballkanin ekonomikisht! Borrell flet për protestën: Rritja e çmimeve në të gjithë botën! Ballkani e ka vendin në BE / VIDEO


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?