Rama në Vlorë: PS garante e progresit, ekonomia e drejtësia mund të bien përsëri në një 'status-quo' pa ne! Prezanton Tavon si prefektin e ri

15 Mars, 18:48| Përditesimi: 15 Mars, 21:52

  • Share

Vlora ka qenë ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama ku u takua me organizatat socialiste 4454 dhe 4547 ndërsa vijoi me anëtarësimet e reja.

“Jemi në një proces gjithëpërfshirës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të prekur dhe për të rienergjizuar çdo qelizë të organizmit të PS-së, që do të thotë, çdo organizatë socialiste”, tha Rama në fjalën e tij.

Mesazhi i tij i qartë ishte që PS duhet të fuqizohet për t’u bërë garante e progresit.

“Duke konsideruar një sërë problemesh të mbartura, dhe patjetër edhe duke konsideruar një domosdoshmëri të madhe që PS të ripërtërihet, të fuqizohet dhe të bëhet një garante edhe më e sigurt, edhe më e fortë e progresit që ne kemi nisur me qeverisjen e PS-së”, tha Rama.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit e PS-së, nga përfaqësuesit e PS-së në nivel deputetësh, në nivel anëtarësh të Asamblesë, në nivel këshilltarësh të bashkive, në nivel të deleguarish të Kongresit, pastaj në nivel kryetarësh të organizatave, që rëndësia e PS-së dhe roli i PS-së, janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive ose jo të vetë vendit”, theksoi Rama.

Vlora, siç nënvizoi më tej Rama është një vend ku PS nuk ka "marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrë".

“Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë që sot vendi është në një fazë të re, por njëkohësisht, pasi ka bërë një progres të konsiderueshëm në çdo drejtim, është në nevojën për t’u garantuar që ky progres do të vazhdojë, do të thellohet dhe që ne në radhë të parë si forca që qeveris vendin jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që i përball sfidat me shumë më tepër forcë, me shumë më tepër mençuri, me shumë më tepër vullnet. Këto nuk janë fjalë, as retorikë, por kjo është e lidhur me vetë hapin e Shqipërisë në funksion të objektivave strategjikë që ne kemi dhe në funksion dhe në funksion të Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Sipas tij edhe pse ekonomia është në ditët e saj më të mira, ende duhet të investohet më shumë në sektor të ndryshëm për ti zhvilluar më tej.

“Ne kemi bërë një progres të rëndësishëm me drejtësinë, por dimë shumë mirë që nëse sot drejtësia ka dalë nga kontrolli i pushtetit ekzekutiv, kjo është një premisë absolutisht e domosdoshme që ajo të forcohet dhe të kthehet në një sistem që garanton drejtësi për të gjithë dhe është larg së qeni në pikën ku mund të konsiderohet një progres i sigurt”, theksoi Rama.

Para anëtareve të rinj dhe deputetëve të PS-së, Rama tha se drejtësia e re ka dhënë rezultate por është ende larg e të qenurit e sigurtë. Pa një PS të fortë ekonomia e drejtësia mund të bien përsëri në një “status-quo”, shtoi Rama. 

“Qoftë ekonomia, qoftë drejtësia, qoftë edhe pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë, që sot është më i mirë se çka qenë ndonjëherë në historinë e vetë, mund të bien përsëri në një ‘status-quo’ në rastin më të mirë, që do të ishte kthim mbrapa, sepse ndërkohë të tjerët ecin me shumë shpejtësi. Dhe për këtë duhet një PS e fortë dhe një PS e vetëdijshme për çfarë peshe ka organizmi i saj në mënyrën si funksionon organizmi i të gjithë vendit”, theksoi Rama.

Këtë të premte kreu i qeverisë ka prezantuar edhe Vangjel Tavon si prefektin e ri të qarkut të Vlorës, raporton gazetari i Report Tv Armand Xhelili. Me lirimin nga detyra të Flamur Manajt, prefekt i qarkut të Vlorës do të jetë Tavo i cili më herët ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Ora 20:13
Rama takim me strukturat: Në Vlorë nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mundemi! Ta shfrytëzojmë potencialin që kemi

1710530043_rama.JPG

Gjatë një takimi me strukturat, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Vlora është vendi ku PS nuk ka marrë asnjëherë rezultatin që sipas tij mundet.

“Kudo në çdo cep të Shqipërisë ne mund të marrim shembuj sa të duam për progresin e bërë por edhe për rrezikun që progresi të mos vazhdojë si duhet. Vlora është një nga pikat ku shembujt e progresit të bërë janë të shumta por është dhe një nga pikat që mund të shihet se sa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës dhe nuk është në gjendje që të sillet si një forcë që ka në shpatull Shqipërinë. Vlora është një vend ku ne nuk e kemi marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrim”.

Kryeministri i vendit, shtoi se Shqipëria ka nevojë për progres të mëtejshëm dhe garancia kryesore për ta rritur një objektiv të tillë sipas tij është vetëm Partia Socialiste. Ambicia e PS, nënvizoi kryeministri Rama është që shfrytëzojë maksimalisht potencialin që ka.

"Ambicia jonë është që potencialin që kemi, ta shfrytëzojmë maksimalisht. Në Vlorë, trëndafili fiton vetë, çështja është çfarë bëjmë me fitoren"

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?