Politikë

Rama në ujësjellësin e ri të Krujës: PD ka në program furnizimin me ujë të qytetit, kanë qenë në gjumë kur ne po e ndërtonim

27 Mars 2021, 16:14| Përditesimi: 27 Mars 2021, 16:41

  • Share

Nga Kruja, ku inspektoi edhe ujësjellësin e ri të qytetit i cili ka përfunduar së fundmi së ndërtuari, Kryeministri Rama nuk la pa thumbuar Partinë Demokratike.

Ai tha se PD e ka në program furnizimin me ujë të Krujës dhe sipas tij kanë qenë në gjumë, kur ndërtohej ujësjellësi.

"Shshshsh...mos i zgjoni", ka shkruar Rama.

Ujësjellësi i ri i Krujës është ndërtuar pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues. 8 vendburime të reja uji  furnizojnë rregullisht gjithë familjet e qytetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?