Rama në Turqi, kreu i shoqatës ‘Vatra’: Krenari për shqiptarët në Ankara, miqësi e lashtë mes dy popujve!

20 Shkurt, 14:31| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:46

  • Share

Kreu i shoqatës ‘Vatra’, Bora Zukali ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi, ku pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve. Zukali tha se kjo vizitë është një krenari për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi, pasi dy popujt kanë lidhje qindra vjeçare.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Zukali thotë se bashkëpunimi mes dy vendeve thellohet.

“Vizita është një krenari për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Turqi se kemi lidhje qindra vjeçare. Është pritur nga delegacioni turk dhe ambasada shqiptare dhe pas aeroportit do të kalojë në Presidencë, ku pritet me një ceremoni zyrtare nga Erdogan. Do flasin për disa marrëveshje mes dy shteteve.

Turqia dhe Shqipëria janë dy parterë strategjikë dhe aleatë të NATO-s. Partneriteti dhe bashkimi do të vazhdojë edhe për turizmin, ekonomisë, për çdo gjë. Po bisedohet dhe do firmosen dhe që këto të marrëveshje të futen në punë sa më shpejt”, u shpreh Zukali.

Ndërkohë, ai komentoi edhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nisur edhe nga tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Zukalit, Shqipëria duhet të jetë më aktive sa i takon fushës së mbrojtjes, ndërsa theksoi se si vendi ynë, po ashtu edhe Kosova kanë mbështetjen e Turqisë, e cila i ndihmon me mjete ushtarake kurdoherë.

“Serbia ka fabrika, prodhon. Duhet të jemi më të fuqishëm, Shqipëria me prodhimet ushtarake duhet të jetë me aktive. Bayraktar, me dronë, me çdo gjë, me mjete për ushtrinë, kurdoherë e ndihmon Shqipërinë ose Kosovën. Miqësinë e kemi me qindra vjeçare. Politikanët edhe mund të ndryshohen, por miqësia do vazhdojë. Populli turk dhe shqiptar janë me njëri tjetrin, kanë miqësi të vjetër”, tha Zukali.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2024 02:17

    Dhe ato 500 vjet pushtim,vite miqesie te lashte ishin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?