Rama në takimin e CSU: Shqipëria shembull suksesi në rajon! Forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë

18 Janar, 12:03| Përditesimi: 18 Janar, 22:00

  • Share

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Kryeministri Rama shkruan se ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë.

Kreu i qeverisë nënvizon se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme, që Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane.

“Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike.'- shkruan Rama.

Ora 21:52
'Foto e ditës', Rama shkëmben dhurata me kryeministrin bavarez, Söder

1705611285_4208376289337145414575414644683157117997879n.jpg

Me shkëmbim dhuratash e ka përmbyllur Kryeministri Rama vizitën në Kloster Banz në Bavari të Gjermanisë. Ai ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me kryeministrin bavarez,  Markus Söder, dhe kryetarin e grupit parlamentar të CSU për Bavarinë, Klaus Holetschek, të cilën e cilësoi “Foton e ditës”.

 

Ora 14:09
Rama viziton manastirin e Bavarisë, kryeministri i landit federal: Le ta themi qartë 'Shqipëria i përket Bashkimit Europian'

1705583418_soed.JPG

Gjatë vizitës në Bavari ku ndodhet në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).

Kryeministri Rama vizitoi dhe manastirin e Banz.

“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz. Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri.  Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë.Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian” shkruan kryeministri i Landit Federal të Bavarisë, Markus Söder

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?