Rama në shkollën e re ‘Halit Çoka’ në Kamëz: Nga 3D-ja e shumëpërqeshur është kthyer në një realitet shumë kokëfortë

24 Mars 2021, 12:36| Përditesimi: 24 Mars 2021, 12:46

  • Share

Shkolla ‘Halit Çoka’ në Kamëz është një ndër godinat e reja të ndërtuara pas shkatërrimit nga tërmeti.

Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali si dhe nga kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli, ishin të pranishëm ditën e sotme duke inspektuar godinën e re.

‘Në shkollën e re “Halit Çoka” një godinë e pakrahasueshme me atë që shkatërroi tërmeti, infrastrukturë arsimore europiane, e cila tanimë nga 3D-ja e shumëpërqeshur është kthyer në një realitet shumë kokëfortë!’- shkruan kreu i qeverisë në rrejtët sociale.

Ministrja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së në këtë zonë, nënvizoi se janë në total 20 shklla që do të ndërtohen në këtë bashkinë dha kanë një infrastrukturë shumë moderne.

 

 

Ora 12:59
‘E keni dëgjuar atë ‘Rama ik’ thërritni të gjithë së bashku’, kryeministri batuta me fëmijët në Kamëz: Jo do themi Luli ik

 

Kryeministri Edi Rama pasi ka inspektuar godinën e re të shkollës ‘Halit Çoka’ në Kamëz ka takuar edhe disa fëmijë.

Kreu i qeverisë u kërkoi fëmijëve që të thërrasin ‘Rama ik, Rama’, ndërkohë që përgjigja e fëmijëve ishte ‘joo, do thërrasim Luli ik’.

Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik! Bëjeni të gjithë së bashku Rama ik! J jo

Fëmijët: Joo, jo, do ta bëjmë 'Luli ik!'  Faleminderit për shkollën!

Rama: Jo mo ça falemdierit, është nderi im që ju të shkoni në shkolla njëlloj si në të gjithë Europën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?