Rama në Shkodër: Beneti s’e ka marrë akoma teserën e PS dhe s’ka për ta marrë po s’ja dha Elisa me zor

4 Dhjetor 2023, 17:21| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 18:48

  • Share

 

Duke nënvizuar faktin se kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci është demokrat, kryeministri Edi Rama nuk kurseu një batutë në Asamblenë e PS. Ai tha se Beci nuk e ka marrë ende teserën e PS.

“Beneti s’e ka marrë akoma teserën dhe s’ka për ta marrë po s’ja dha Elisa me zor. Po ia dha Elisa me zor do e marrë ta fusë në sirtar dhe t’i thotë Elisës kur të ikë e ke te zyra ime. S’ka problem kështu do jetë. Beneti mund të mos e marrë teserën por nga ne nuk ndahet më. Kemi marrë një shqiptar të zotin më shumë jashtë mureve tona.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Ne jemi bekimi i Shkodrës, na besoi se u zhgënjye! I dhamë 20 milionë euro për 4 muaj! Kaosi në Kuvend prej hallit me drejtësinë, kanë humbur kontrollin


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?