Rama vizitë në SHBA, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së! Nesër me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken

14 Shkurt 2022, 07:57| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 22:52

  • Share

Kriza në Ukrainë dhe roli që Shqipëria do të ketë si bashkëpenmbajtëse me SHBA  të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e kanë çuar kryeministrin Edi Rama në SHBA.

Bëhet me dije se kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Më pas, në orën 17.30 do të jetë pritja zyrtare e Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKB, përfaqësues nga senati/kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dy vjeçar si anëtar jo i përhershëm  Këshillin e Sigurimit.

Në këtë takim, krahas Ministres Olta Xhaçka dhe Kryeministri Rama do të adresojë mesazhin e tij edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. 

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA:

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

16 shkurt: Takime

Ora 22:24
Rama takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  u takua sot në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dy vjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë këtij mandati, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023, Shqipëria është e gatshme të ofrojë kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Në takim merrte pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 14/02/2022 10:34

    Amon o Edo! fol i çik me Blinkenin, qe tja heçi non grata shkaterruesit te Shqiperise! Amon bo çmus,se Amerika doja shohi sherrin bandave te Saliut.

    Përgjigju
  • elmaz bufi: 14/02/2022 09:15

    çfarè fati paska Blinkeni do takoj te madhin Ed vin ....ishalla I ço ndonji pikturè

    Përgjigju
  • hes: 14/02/2022 08:38

    a i cove amerikes nja 3 tanke dhe dy pushke, se kan nevoje

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/02/2022 08:22

    E pse do takohet edhe me ambasadorin serb ky …??? Mbrëmë e degjova në një emision serb se Gjuriçi do takohet me Ramën atje. Pae për qfar e bën një kryeminister shqiptarë këtë takim , porosit e kujt do i merr apo edhe do i percjellë ky …???

    Përgjigju
    • Paqe koke: 14/02/2022 16:27

      E ben që Serbia te mos marrë “zemer “ Nga konflikti mes Rusia-Ukrahine dhe të nise konflikt në Kosove apo Bosnie apo Kroaci! Serbia mbetet maçoku i Rusise bashke me shqarthin e Grekut

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?