Rama në samitin e Berlinit: Patën nënshkrime të rëndësishme, por Kosova po lihet mënjanë! Pres me padurim që të lëvizin të lirë

3 Nëntor 2022, 14:46| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 17:47

  • Share

BERLIN- Nënshkrimi i tri marrëveshjeve është një hap pozitiv dhe tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera të Shqipërisë me Gjermaninë dhe të Bashkimit Evropian. Por krahas kësaj panorame, kryeministri Edi Ramën ktheu vëmendjen nga Kosova gjatë fjalës së tij në samitin e Berlinit. Teksa kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e madh për ecurinë e marrëveshjeve dhe të marrëdhënieve kreu i qeverisë theksoi se Kosova po lihet mënjanë.

Kreu i qeverisë u shpreh se pavarësisht se Kosova mundi të lëvizë lirisht në rajon sërish nuk mundet ta gëzojë këtë liri edhe në BE. Kryeministri nënvizoi nga samiti i Berlinit se pret me padurim lëvizjen e e lirë të Kosovës. Ndër të tjera Rama u shpreh se samiti i Berlinit do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë ndërsa e cilësoi metropolin si ‘strehën e Samiteve’.

‘Tingëllon pak e çuditshme apo paksa mënjanuese për popullin e Kosovës që ndërkohë që ata bënë me kartat e ID, ata nuk mund të lëvizin po lirisht në rajonin kur vjen puna për BE. Pres me padurim që kjo të jetë e mundur. Pres me padurim vitin e ardhshëm, që samiti do të mbahet në Tiranë. Tirana po shndërrohet në strehën e Samiteve.’- tha Rama në samitin e Berlinit.

Gjatë samitit kancelari Olaf Scholz u shpreh se duhet të lëmë pas konfliktet e së shkuarës dhe se normalizim i marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës duhet përshpejtuar. Të pyetur lidhur me propozimin franko-gjerman, Presidentja e KE-së, Von der Leyen, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Kryeministri Edi Rama thanë se një erë e re po fryn në Evropë dhe se bashkëpunimi i këtyre vendeve është element kyç në stabilitetin e paqes në Evropë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/11/2022 18:55

    Fjalë pordh dhe falco o Edvin shkjau shqipfolës, ty të ka Serborusia në xhepin e vockël

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?