Rama në Përmet: Se kemi provokuar ne krizën energjitike e jo më ta sjellim! Po bëjmë të pamundurën për të mbrojtur familjarët dhe bizneset

18 Tetor 2022, 12:43| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 17:57

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama në një takim në terren me qytetarët e Përmetit u shpreh edhe njëherë se qeveria është krah qytre dhe bizneseve ndaj luftës energjitike. Teksa një kluftë me bimba dhe dronë ka mbërritur në dyert e Evropës, një luftë edhe më e madhe do të jetë kalimi me sukses i një dimri të ashpër, më i ashpri që prej peridhës së dytë botërore. Rama foli edhe për pretendimet e opozitës së gjithçka ka shkuar për keq vitet e fundit, duke thënë se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2013. Dhe ky dyfishim nuk mund të bëhej kurrë nëse do shkonte gjithçka për keq.

Në prag të një dimri që gjithnjë e më shumë është pagëzuar si më i vështiri pas Luftës së Dytë Botërore, dhe në Shqipëri nuk ka ardhur me bomba nga qielli por ka ardhur me kërcënimin e madh si kriza e enegjisë.

Nuk është një prodhim i brendshëm ëhstë një flamë e cila mbështjell të gjtihë vendin sepse ka mbështjellë kontinentin. S’është qeveria që e ka provokuar e jo më ta sjellë. Ne jemi këtu se qeveria ka marrë një përgjegjësi për të bërë të pamundurën për të lehtësuar këtë barrë. Nëse ne nuk do kishim mbrojtur krizën energjtike, sot do kishin falimentuar, do kishin mbyllur dyert do ishin dorëzuar.

Shikoni se çfarë ndodh se vendet më të përparuara se ne, ja Italia përditë mbyllen qepenë. Për ne është jetike për të mbrojtur në këtë dimër të vështirë, familjet dhe biznesin e vogël. Tjetra, është që kemi vendour një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur më tepër konsumin energjisë. Fasha 800këh duhet të hynte në fuqi, por nuk hyri se ne mezi presim të shohim një mundësi e vogël që krijohet në familjet dhe bizneset e vogla. U krijua një mundësi e vogël për mos ta vënë në zbatim sepse ka filluar një sensibilim për të kursyer, patëm dhe rreshje, jo të mjaftueshme, jo për të fjetur gjumë rehat.

Se ka ardhur koha e shohim diellin me inat të na falë perëndia shi. Dhe, edhe për muajin, nëntor po rrimë po presim nëse do të na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi. Kurse Kurse Kurse! Po shikoja një harbut nga këto të netëve TV, që po zgërdhihej në të gjitha format me minitren e energjisë së pse duhet të kursejmë e etj. Ne bëjmë shumë më pak me thirrjet e vazhdueshme krahasuar me vendet e tjera për thirrjet e kursimit. Kjo s’është lojë, kjo ëhstë luftë! Ne duam t’ua lehtësojmë sa më shumë peshën barrës së qytetarëve siç bëmë në pandemi. Nuk kemi kohë për të humbur! Ja kemi dalë edhe me buxhetin e ri. Buxheti i 2023 është i dyfshitë me vitin 2013. Si mund ta dyfishojë buxhetin një shtet që ka funksionuar keq?- tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama nga Përmeti: Amnistinë fiskale do të luftojmë ta miratojmë! S’i u bëkan kursimet e emigrantëve, prodhim krimi? Berisha ka gisht në akuzat për trafik organesh


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?