Kryeministri Edi Rama nga Fieri

Rama: Në mandatin e tretë synojmë të kapim 1 mld euro nga eksportet e prodhimeve bujqësore

17 Mars 2021, 11:57| Përditesimi: 17 Mars 2021, 12:11

  • Share

FIER-  Nga serat e një fermeri që është mbështetur nga Skema Kombëtare e qeverisë shqiptare përmes AZHBR, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se objektivi për mandatin e tretë është që të kalohet 1 mld euro eksport. Ai tha se ky objektiv është shuëm realist, pasi sipas kreut të qeverisë bujqësia në vend ka hyrë në një tjetër nivel.

"Aktualisht ne kemi shkruar 400 mln euro eksport dhe objektivi ynë është të kalojmë 1 miliardshin dhe është shumë realist sepse bujqësia ka hyrë në një cikël tjetër dhe të gjithë farat që u mbollën në fillim të mandatit të parë kanë krijuar një rrjet që vetëm zhvillohet, rrjet prodhimi, përpunimi, eksporti, dhe objektimi për të kaluar 1 mld është shumë realisht", tha Rama.

Rama rikujtoi edhe njëherë që në datën 24 mars hapet thirrja për aplikime për Skemë Kombëtare të Mbeshtetjes për fermerët dhe blegtorët shqiptarë, duke aplikuar në e-Albania.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?