Rama në Këshillin e Internacionales Socialiste, Madrid, 24 shkurt 2024

Rama në Madrid në Këshillin e Internacionales Socialiste

24 Shkurt, 13:46| Përditesimi: 24 Shkurt, 16:29

  • Share

Madrid- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.

Rama ka postuar në facebook një sërë fotosh nga ky aktivitet ku tha se u morën një sërë vendimesh të rëndësishme.

Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, thotë kryesocialisti.

Me moton “socializmi që fiton”, duket se krerët e partive të majta në Europë janë të përkushtuar në koordinimin me njëri-tjetrin.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?