Rama në Luksemburg, takim me homologun Frieden: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë

7 Shkurt, 18:41| Përditesimi: 7 Shkurt, 19:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Luksemburg ku takoi kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Teksa ka ndarë foto nga takimi Rama shkruan në rrjete sociale se Frieden është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë bën me dije kanë dakordësuar me Frieden, zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

"Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri", shkruan Rama.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keci: 07/02/2024 19:16

    Flamuri shqiptar i sapo dalë nga qesja. Shikojeni vijat e palosjes, pakujdesi nga pritësit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?