Rama në Këshillin e Sigurimit: Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për të rrëmbyer territoret e Ukrainës!

20 Shtator 2023, 17:52| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 19:19

  • Share

"Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë. Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm” 

Kështu deklaroi Edi Rama në fjalën e tij në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë në Debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të mbajtur pasditen e 20 shtatorit në selinë e OKB në Nju-Jork. 

Rama tha se Rusia një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit me luftën e saj po vë në rrezik Europën dhe jo vetëm duke minuar të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së

"Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekulli XXI, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i ktij këshilli do ta vinte Europën në rrezik duke minuar në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së.  
Një agresion i pajustifikuar dhe i paprovokuar ushtarak i një vendi të madh kundër një demokracie të re nuk do të dënohej menjëherë nga të gjithë kombet që mblidhen këtu. Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problem i saj siç disa mendojnë. Cinikët mund të mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit duke menduar se është një lloj haku për diçka që mund të ketë ndodhur më përpara.

Vërtet? Ju ftoj të gjithëve të mendoheni dy herë" nënvizoi kryeministri shqiptar në tryezën ku merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh" 

Kryeministri Rama u shpreh se abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng Këshillin e Sigurimit e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim.

“Në fakt, vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore, që vjen hera herës nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë, larg qoftë, kjo çmenduri të shndërrohet në diçka edhe më të keqe. E mos harroni, që është po aq e paimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje . Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor. Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët”, nënvizoi Rama.

Më tej nënvizoi se është e qartë se në këtë luftë kush është agresori dhe viktima e agresorit dhe ftoi të gjithë përfaqësuesit në KS të lexojnë "Lufta dhe Paqja" të shkrimtarit rus Tolstoi. Edhe historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të

"Mund të kemi dallime për mënyrën si të mbështesim Ukrainën në luftën e vet për liri e dinjitet. Pikëpamje të ndryshme për mënyrën si duhet të funskionojë kjo luftë por do të ishte fyer për këtë organizatë nëse nuk pranojmë në një zë se kush është agresori dhe viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë mes luftës dhe paqes siç do tju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë të qartë si kristali jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën e popullin e saj po e lëmë në baltë por edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë dhe tradhëtojmë fëmijët tanë" tha Rama

Ora 18:46
"Lufta dhe Paqja" Rama i kujton Këshillit të Sigurimit Tolstoin: Të mos lëmë në baltë popullin Ukrainas

 

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në drejtimin e debatit të Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme u kërkoi vendeve anëtarë të jenë të qartë se Rusia është agresoi dhe se Ukraina është viktima. Madje kujtoi dhe librin "Lufta dhe Paqja" të shkrimtarit rus Leo Tolstoi.

"Mund të kemi dallime për mënyrën si të mbështesim Ukrainën në luftën e vet për liri e dinjitet. Pikëpamje të ndryshme për mënyrën si duhet të funskionojë kjo luftë por do të ishte fyer për këtë organizatë nëse nuk pranojmë në një zë se kush është agresori dhe viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë mes luftës dhe paqes siç do tju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë të qartë si kristali jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën e popullin e saj po e lëmë në baltë por edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë dhe tradhëtojmë fëmijët tanë"

Në tryezën me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

 merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh.

Ora 18:21
Rama në KS: Rusia nuk mund të përdorë Kosovën si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm

 

Kryeministri Edi Rama tha se Rusia nuk mund të përdorë pavarësinë e Kosovës si pretekst për të rrëmbyer territoret e Ukrainës.

Edi Rama: “Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor dhe dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot që na sjellë, përfshi dhe ata që janë autorët. Historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të.

Rusia e të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor, sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë.

Pavarësisht sesa përpiqeni pavarësia e Kosovës që është e sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.  Të mos ngremë mure për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojrave të pafundme të fajit”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?