Rama në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial në Fier: Përfundon brenda muajit maj, do të pilotohet autonomia spitalore

19 Shkurt 2021, 14:31| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 14:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për spitalin Rajonal në Fier, ndërtimi i të cilit po financohet nga qeveria turke.

Kreu i qeverisë bëri me dije se punimet do të përfundojnë në muajin maj dhe se do të jetë jo vetëm një spital i ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Rama nënvizon se në spital një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

‘Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë

Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse.

Ky spital hap fazën përmbyllëse të Reformës sonë në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, që deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri’- shkruan Rama në Facebook.


Lajmi kryesor:

Nis vaksinimi anti-COVID për bluzat e bardha në Fier, Rama: Brenda marsit do të kemi 40 mijë doza! Manastirliu: Janë vaksinuar 3 mijë mjekë


M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?