Rama në Kamëz  për rindërtimin: Shkolla 'Lidhja e Prizrenit' dhe 'Jashar Hoxha', gati brenda 2021 (VIDEO)

13 Nëntor 2020, 15:10| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 20:10

  • Share

KAMËZ - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kamzës.

Punimet vazhdojnë për kopshtin e fëmijëve “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, dhe në shkollën “ Jashar Hoxha” . Kryetari i Bashkisë së Kamzës thotë se shkollat do të përfundojnë në 2021.

Kryeministri përgëzon punën e berë në ndërtesa. "Shumë bukur, faleminderit, e keni qarë" - shprehet ai.

Inspektime bëri dhe në lagjen e vjetër të të silikateve që sipas Ramës nuk është vënë dorë që nga koha e komunizmit, por tashmë është rritur vlera e banesave me 20-30% për shkak të investimeve.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?