Politikë

Basha i refuzoi ftesën e bërë në Report Tv, Rama: Udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit, jo lider! Ose votoni Lulin t’ju bien paratë nga qielli, ose PS për t’u bërë sipërmarrës

15 Prill 2021, 11:28| Përditesimi: 15 Prill 2021, 12:08

  • Share

KAMËZ- Refuzimi i ftesës së bërë në Report Tv të kryedemokratit, Lulzim Basha, për kryeministrin Edi Rama është një tregues i qartë që ai nuk ndahet dot nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, që i ka quajtur një grup interesaxhinjsh. Nga Kamza, Rama tha se ai është një lider i vërtetë me karakter, i cili në ndryshim nga Basha, është i gatshëm që për Shqipërinë të hedh pas krahëve edhe politikën e 30 viteve, ku PD-PS kanë qenë historikisht në dy pole krejtësisht të kundërta.

Rama nuk i ka kursyer ironitë edhe gjatë krahasimit të programeve elektorale të 2 partive, PD-PS. Ai tha se në 25 prill, shqiptarët kanë 2 opsione zgjedhjes, nëse duan që “t’u bien paratë nga qielli’, duhet të votojnë Lulzim Bashën, e ndërsa duan që të bëhet sipërmarrës në tokat e gjyshërve dhe stërgjyshëve të tyle, duhet të votojnë PS-në. Këtu i referohet pikës së programit të socialistëve ku i ofrohen 5000 euro grant për emigrantëve që kthehen në atdhe për të investuar në tokat e tyre.

Një përgjigje ka pasur edhe për ata që refuzojnë të votojnë në 25 prill, apo që shprehen se nuk u intereson politika. Për Ramën, është pikërisht politika ajo që mund të bëjë jetën e një qytetari të mirë ose të keqe.

 

Ora 11:44
Basha i refuzoi ftesën, Rama: Ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit, unë lider që për Shqipërinë shkoj përtej ndasive politike të 30 viteve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit i refuzoi ftesën për bashkëpunim pas 26 prillit, të bërë në Report Tv.

“Ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit se unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm që të shkoj përtej ndasive të 30 viteve, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e të ardhmes, duhet të jetosh së brendshmi me hallet e njerëzve, duhet të rrish pa gjurmë kur njerëzit janë pa çati, apo pa gjumë se kanë ankthin si do të dalin nga pandemia”, tha Rama.

Ora 11:42
Rama: Ose votoni Lulin dhe prisni që lekët t’ju bien nga qielli ose PS-në dhe të bëheni sipërmarrës

1618478589_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se në 25 prill, shqiptarët kanë 2 opsione për të votuar, ose “për të marrë lekë duke ndjenjat” dhe këtu thotë se i referohet premtimit të PD-së, ose të bëhen sipërmarrës.

“Ose votoni për Lulin dhe prisni të merrni lekë dhe të rrini duke menduar se jeta është qejf, ose t fillojnë dhe të mendojnë bashkë ne nënë dhe babën se si mund të jenë ato familje që do të shkojnë te shtëpia e stërgjyshërve të tyre dhe do të bëhen sipërmarrës me ndihmën e pushtetit tonë, që ato dyer të vjetra të hapen dhe të sjellin fitime nga puna, jo nga qielli”, tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?