Rama në Gjirokastër, publikon dy foto: Krahasimi mes nesh dhe atyre që duan të na kthejnë prapa

23 Qershor 2019, 09:29| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 09:33

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur të dielën e sotme (fiks një javë para zgjedhjeve) me dy foto nga Gjirokastra, ku duket ndryshimi që është bërë në ndërtesat e njërës prej rrugëve karakteristike.

Rama thotë se kjo foto shërben më se miri për të bërë dallimin mes atyre që sipas tij duan ta kthejnë prapa Shqipërisë, referuar opozitës dhe punës së bërë nga socialistet.

'Majtas Gjirokastra e djeshme e atyre që duan të na kthejnë mbrapa, me ulërima e me dhunë dhe djathtas, Gjirokastra jonë sot që kërkojmë një mandat të ri për të vazhduar përpara, me projekte e me punë' thotë ai.

Fotoja e publikuar nga kryeministri Rama me ndryshimet qe jane bere ne Gjirokaster

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 23/06/2019 12:12

    Rama largohet nga politika. Shqiptaret do vazhdojne e te punojne. Nje dite do thone..Kishte ide te medhaja. Vetem me turizem Shqiperia mund te beje perpara. Shqiptare merruni me pune dhe thoni faleminderit.Rama ikem nje dite po keto investime ju do I merrni perfitimet. Shenim:Nuk jam shok ose admirues I Rames

    Përgjigju
    • Era: 23/06/2019 17:58

      Sa e sakte Nuk eshte ceshtje admirimi eshte ceshtje mendimi. Cfare eshte mire per vendin eshte mire per te gjithe. Politikanet shkoj e e vijne cfare bejne mbetet dhe duhet cuar perpara nga tjetri. Kaq. Mjaft me budallalleqe i ketij i atij.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?