'Shkëndijë' dashurie në kantierin e rindërtimit, Rama në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin e parë jepja vjehrrës (VIDEO)

17 Janar 2021, 15:04| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e fejesës së një çifti në Mamurras. Bëhet fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, i cili u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama.

Rama i dhuroi vajzës së re që po fejohej, me profesion arkitekte, një buqetë me lule, ndërsa ka qenë i peranishëm edhe në vendosjen e unazave.

Mes batutave dhe të qeshurave, kryeministri nuk kurseu që t’i jepte çiftit të ri dhe një këshillë. Ajo ishte që mos të harronin prindërit e tyre.

“Mamurras, Kurbin - Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stamboll”, shkruan kryeministri.

Pjesë nga biseda:

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.

Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

(Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni)

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.

Jeta është interesante. Erdha me Majlindën dhe Linditën dhe më thanë se Serveti fejon djalin nesër. Thashë çne paska marrë nusne nga Turqia të vijë këtu jo tha e ka fejuar me një gocë tonën.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?

Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi

Rama-nuses: Po juve?

Nusja: Arkitekturë në Stamboll

Rama: Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ha Lali: 17/01/2021 23:31

    Bukuroshe vërtet, të trashëgohet!

    Përgjigju
  • Lom loqja: 17/01/2021 20:18

    E cdo kenaqet dhondri me pjeshk e me mish thiu ne laq .

    Përgjigju
  • vera: 17/01/2021 18:06

    KOLLONAT E PALLATIT JANE TE HOLLA,,,DUHET TE TRASHEN..SEPSE MUND TE BEHET E NJEJTA TRAGJEDI....KURSE KETO VAJZAT shqiptare te martohen me djem shqiptare,,,nukapo ti leme shqiptaret beqare..

    Përgjigju
    • Hesapi: 17/01/2021 21:07

      Ja do martohen me ju qe fjalia par sa keni hyr ne der eshte - hajt mboj buk se vdiqa per me honger ahahahahahahhaah hajt shnet

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?