Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, firmoset marrëveshja për zhvillimin dhe modernizimin e Qeverisje

14 Shkurt 2023, 13:24| Përditesimi: 20 Mars 2023, 17:15

  • Share

Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga një grup ministrash. Në një postim në Facebook Rama bën me dije se ai dhe delegacioni që drejton ka pasur një takim me Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë takim është firmosur edhe marrëveshja e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”. Marrëveshjen e ka firmosur ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi dhe homologu i saj nga Qeveria e Emirateve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • what the fuck: 15/02/2023 02:59

    jep doreheqjen o palaco,,kryeminister,se na nxive faqen ne amerike,,,,po na merzit aleatin tone me te mire e me te madh,,SHBA.,,...CAKTO fatmir xhafen si kryeminister,,nje jurist i zoti dhe jo i korruptuar si ti....

    Përgjigju
  • Lira: 14/02/2023 13:58

    Nje tjeter arritje per vendin ton

    Përgjigju
  • titi: 14/02/2023 13:41

    super gjithmon e me shume sukses per vendin tkne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?