Politikë

Rama në Durrës: Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda, drejt përfundimit! Çfarë ka kaluar, më e gjatë se çfarë mbetet për t'u pritur

29 Qershor 2021, 15:41| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 18:16

  • Share

Riparimi i pallateve me dëmtime të rënda DS4 në Durrës është drejt përfundimit. Kështu tha kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë inspektimeve në Durrës, ku vijon puna për rindëritimin e pallateve dhe banesave të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

"Ne mund ti konsiderojmë të mbyllura të gjitha projektet e  zbatimit DS4. Pak a shumë po", tha Rama.

Duke theksuar se kanë përfunduar projektet më të vështira, Rama tha se ajo që ka kaluar është me e gjatë se ajo çfarë mbetet për t'u pritur për përfundimin e rindërtimeve.

"E rëndësishme është që kanë përfunduar këto projekte se këto ishin gjëja më e vështirë. Besoj që mund të themi se çfarë ka kaluar është shumë më e gjatë se çfarë mbetet për tu pritur", nënvizon kryeministri.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Ramën në këtë inspektim tha se nuk ka pasur probleme me financimin.

"Ka filluar loti i parë me abu dabin. Skemi probleme me financimin. 280 mln dollarë në buxhet që janë alokuar dhe  financimi vazhdon normalisht. Të gjithë donatorët janë në punë", shtoi Ahmetaj.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?