Rama në inaugurimin e sheshit ‘Konstatinos Mitsotakis’ në Dropull: Keqkuptimet kalojnë, shqiptarët e grekët si dy pika uji! Do të doja të ishte dhe Kyriakos

27 Tetor 2023, 10:27| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 12:54

  • Share

Sheshi i Derviçanit do të mbajë emrin e ish kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që e vizitoi Dropullin.

Kryeministrit Edi Rama e përshkroi gjatë historinë e këtij politikani, djali i të cilit Kyriakos sot është kryeministër i Greqisë. Dhe teksa dy vendet kanë një tension mes tyre pas arrestimit të Fredi Belerit, për Ramën Konstantinos Mitsotakis vjen në vendin e duhur në kohën e duhur.

‘Rikthimi i tij në këtë shesh sot, mendoj se është një rikthim i duhur, në vendin e duhur, por edhe në kohën e duhur i një njeriu të duhur, për të mishëruar me praninë e vetë të përjetshme lidhjen e pandashme të minoritetit grek me Greqinë. Do kisha dëshiruar shumë që sot të ishte këtu dhe Kiriakos Mitsotakis, djali i Kostandinosit, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur, por me siguri dhe ai do të rikthehet në këtë shesh, aq më tepër që ua ka premtuar.’- tha Rama.

Edhe pse në sheshin e Dropullit nuk u shfaq asnjë flamur shqiptar, Kryeministri Rama tha se minoriteti grek është kurora e artë e bashkëjetesës së minoriteteve në vend dhe sherret e lindura nga politikat elektorale do të tejkalohen.

‘Ju e dini po ashtu se jeni për Shqipërinë një pasuri e çmuar, një lidhje e pandashme mendjesh e zemrash mes popujve, e cila, nuk dobësohet dot, kur politika hyn në mes tyre së prapthi me tekat dhe arsyet e mos arsyes së saj. Politika elektorale me nevojat e saj trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë së plazmuar qysh në lindjen e kohërave mes fqinjëve si Shqipëria dhe Greqia. Herë më lehtë dhe herë më vështirë kalojnë dhe sherret dhe keqkuptimet mes vëllezërish që jetojnë në shtëpi të ndryshme.’- u shpreh kreu i qeverisw.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Dimitris Avramopulos, ish kryebashkiaku i Athinës dhe ish ministër i jashtëm të cilin Rama prezantoi si politikanin frymëzues kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Pas Dropullit, Kryeministri Edi Rama zbriti në Gjirokastër, ku inspektoi punimet për ndërtimin e Sheshit të Çerçiz Topullit, projekti transformues i kësaj hapësire të qyteti.

 

 

 

 

Ora 12:39
FOTO/ Inaugurohet sheshi ‘Konstantinos Mitsotakis’ në Derviçan! I pranishëm edhe ish-ministri Avramopoulos

 

Sot është inauguruar busti i Konstantinos Mitsotakis, emrin e të cilit do të mbajë sheshi i Derviçanit.

Në ceremoninë e posaçme organizuar me këtë rast, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe Dimitris Avramopoulos, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ministër i Mbrojtjes në Greqi.

Burime bëjnë me dije se ai nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Epiroti: 28/10/2023 14:30

    EMRI I TIJE DUHET TE SHKRUHET DHE NE SHQIP.... O.EDVIN.

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2023 03:00

    Gjithe mundi te shkoi kot o Rame,Micua i biri, nuk te begenisi,nuk te erdhi as te shikonte si ka dale ne beton surrati i babait te tij! Nuk kishe nje figure tjeter te nderoje,nje Kollokotron,nje Bubuline qe na bashkon,po duhet te nderoje kete /askushin/ dhe per cfare,per nje vizite te pare ne zone?! Po emrin pse nuk ja ke shenuar me germa latine?!Eshte ketej kufirit dhe ai bust edhe ashtu i padesherirueshem sic eshte,duhej te uleriste Shqiperi ne germat e perdorura.Dhe cfare /pasurie e cmuar/ na qenka minoriteti per ne?!Ata jane vetem per Greqine /pasuri e cmuar/ se i perdor per interesat e saj ekspansioniste e per te gjitha pazarlleqet ne kurrizin tone.Dhe cfare quan keqkuptime? Keqkuptim eshte /Vorio-Epiri/ e Megalidea,keqkuptim jane vrasjet e gjithe atyre patrioteve shqiptare qe u therren nga greket se donin shkolla shqipe,gjuhe shqipe e kishe autoqefale si Papa Kristo Negovani,keqkuptim eshte Cameria dhe masakrat kunder cameve,keqkuptim eshte ligji i luftes i Greqise kunder nesh,keqkuptim eshte masakra ne Peshkepi,keqkuptim eshte ceshtja e detit,keqkuptim jane varrezat greke edhe aty ku s'duhet,keqkuptim jane /pensionet/greke dhe /greket/ qe mbijne si kerpudhat pas shiut edhe aty ku historikisht nuk ka patur greke etnike,keqkuptim jane metodat e presionit e shantazhit qe perdor Greqia ndaj nesh duke na tundur veton/voten e anetaresimit ne BE,per te bere pazaret e saj te poshtra duke perdorur deri dhe figura te tilla te kompromentuara si Beleri si kusht??!! A jane keto /keqkuptime/ dhe aq me teper qe kalohen??!! Ndoshta per ty dhe mikun tend Micotaqisin jane vetem /keqkuptime/bile te kalueshme sipas jush dhe me nje gote vere/uzo nga pas,se Greqia na ka dashur kaq shume sa na ka bere gjithe keto /te mira/ qe i numerova me lart e ne /barbaret/e veriut i paskemi vetem keqkuptuar!!Jo z.Rama, nuk jane keqkuptime dhe aq me teper nuk jane nga ato qe kalohen.Jane veprime te miremenduara e mireplanuara.Jemi shqipetare dhe nuk na eshte bere gjaku uje sic ju eshte bere juve politikaneve qe nxitoni te nderoni 100 flamuj per interesa te castit.

    Përgjigju
  • CaBone: 27/10/2023 19:37

    Nuk e kuptoj dot kete gje personalisht? Ose ky eshte larkpames i madh fare dhe e ka bere per nai dicka tj ne te ardhmen. Ose komlet tradhtar kombi. Ne jemi Shqiptar dhe…. Bustet ti bejn agreket te moma vet.

    Përgjigju
  • ivi: 27/10/2023 17:54

    pazarxhi i pa skrupullt! e mbushe jugun me shkrime greke.burgu te pret pas sales dhe ilirit.jemi ne shqiperi dhe jo ne greqi.sherbetor i ndyr i qirjeve gjakatar.na fol per camerine dhe jo per vrasesit e shqiptareve .ti nuk ke asnje vler si kryeminister i shqiperise,ti po luan politika ne kundershti te interesave shqiptare.

    Përgjigju
  • Blenard: 27/10/2023 16:47

    Ku esht cameria ?????? E dini qe keta gjakepiresa i kan masakruar pa asnje faj dhe i kan debuar nga shpit e tyre pa asnje kuptim?

    Përgjigju
  • mergimtari: 27/10/2023 15:55

    Tani nga shteti shqiptar i ketyre 32-viteve ka mbetur pa krijuar ne Tirane nje vareze per Venizellosin e 1913-tes dhe per Napoelon Zerven e 1944-1945 qe nuk la mizori pa bere mbi popullsin shqiptare te krahines te Camerise.

    Përgjigju
  • Labi: 27/10/2023 15:20

    Bej nje bust edhe memorjal mundesisht Napoleon Zerves o kryeminister i shitur se vetm kjo te ka ngel pa ber... Vdekje tradhetarve Rroft Shqiperia Etnike

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 27/10/2023 14:58

    Keshtu si e paska ba portretin e bustit ky skulptori yn,esht sikur ti thon Kryeministrit Grek : Qiriako ,te kemi ba ni Bab tjeter,se ai qe kishe nuk te pershtatesh !

    Përgjigju
  • Maksi: 27/10/2023 14:43

    Dje, publikohej ullinj e raki me Flamuret ne Gjiro.... udhes per inspektim. Sot, inspektimi del inagurim. Nje gje eshte e qarte qe edhe propogandes enveriste ia kane marre.

    Përgjigju
  • Tiku dhe Taku-Taku dhe Tiku: 27/10/2023 14:05

    Vetem beleri mungon aty.

    Përgjigju
  • Kurioz: 27/10/2023 14:02

    Po greket do t’i ngrene nje bust Konices ne Janine? Jo per gje po ne ate zone ka lindur. Ky Miçua i Taqkes nuk besoj se ka lindur ne Dropull.

    Përgjigju
    • Sqarimi: 27/10/2023 14:49

      Po Konica nuk ka qen kryeminister dhe te ket vizituar ndonje minoritet shqiptar ne gerqi, dhe se dyti duhet te njihet minoriteti shqiptar ne gerqi, qe esht dicka e veshtir te ndodh kjo. Edhe Ata shqiptar te mesjetes sot jan greqizuar dhe deklarohen grek disa nga frika disa nga deshira..

  • Ina: 27/10/2023 13:59

    Lajm i keq. Doja te shkoja ne Dropull per turizem por e fshiva nga plani. Anti -shqiptar i terbuar. Arrogant dhe i pacipe. Nje nga fajtoret e falimentimit financiar te Greqise.

    Përgjigju
  • XXX: 27/10/2023 13:36

    Pse nuk paska ardh ne inagurimin e bustit djali i tij ? Apo eshte i zemrue per Fredi Belerin ?

    Përgjigju
    • Ndoshta: 27/10/2023 14:10

      Babai i Fredi Bejlerit është babai i Micodjalit

  • Besi: 27/10/2023 13:22

    Ta gezojne sheshin e ri banoret e Dropullit

    Përgjigju
  • klodjan: 27/10/2023 12:59

    respekt

    Përgjigju
  • lea: 27/10/2023 12:49

    marredheniet e mira me vendet fqinje sa vijne e forcohen edhe me shume

    Përgjigju
  • Ina: 27/10/2023 11:40

    Konfliktet midis shqiperise dhe greqise do i forcojne akoma me shume mardheniet

    Përgjigju
  • Lola: 27/10/2023 11:39

    Nje bust qe do ia shtoje bukurine Dropullit

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 27/10/2023 15:04

      Ne cdo koment vetem tre fjal shkruan Lola ! Patronazhiste,shtoj edhe tre te tjera,per ta kuptuar se si i shtohet nje krahine bukuria me nje Bust ?! Se edhe ne dhomen e Shpis po ta vesh,po si vure edhe dicka tjeter rreth e percark,te ngjan si bust varrezash !

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?