Rama në Berlin, takim me kryetaren e bashkisë, Franziska Giffey: Një herë të jesh kryetar, gjithmonë mbetesh i tillë, me ndjenjën e përgjegjësisë për qytetarët

11 Prill 2022, 14:16| Përditesimi: 11 Prill 2022, 14:23

  • Share

I pranishëm në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e Bashkisë, Franziska Giffey. Rama u prit në ambientet e Bashkisë, një godinë mbi 100 vjeçare, të cilën Giffey ia prezantoi kryeministrit shqiptar, ndërsa zhvilluan edhe një dialog të shkurtër.

"Kam qenë këtu, por shumë kohë më parë, kur kam qenë kryetar bashkie", tha Rama.

Ndërsa Giffey u përgjigj: "Unë them që kur ke qenë njëherë kryetar nbashkie, mbetesh i tillë pasi të mbetet ndjenja e përgjegjësisë për qytetarët".

Rama dhe kryetarja e bashkisë së Berlinit shkëmbyen dhurata, ku kryeministri mori simbolin e bashkisë, një ari, ndërsa dhuroi një model të opingave tradicionale shqiptare.


Lajmi kryesor:

Rama në Gjermani! Kancelari: Rijetëzim Procesit të Berlinit, zhvillon ekonominë e rajonit! Kryeministri: Në qershor presim negociatat, nëse jo kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?