Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Politikë

Për festat kombëtare, Rama: Më 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës, me 29 hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

28 Tetor 2021, 17:16| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 19:12

  • Share

TIRANË- Festat e 28-29 nëntorit këtë vit do të jenë edhe një datë e rëndësishme sa i përket investimeve publike. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në datën 28 do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës e ndërsa me datë 29 nëntor, ashtu si kurse e njoftoi edhe më herët, do të hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka shpërndarë të njëjtin postim me kreun e qeverisë, tha se këto vepra të rëndësishme infrastrukturore janë për Shqipërinë e së ardhmes.

"Jemi gati për të vazhduar veprat e rëndësishme infrastrukturore për shqiptarët, për Shqipërinë e së ardhmes", shkruan Balluku.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

Nga ana tjetër, Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhabisjani: 29/10/2021 06:44

    Pas Vlores shpresojme ta kemi edhe ne Shkoder nje aeroport te tille qe t'na lidhe me Vloren meqe autostrada ngeli enderr.

    Përgjigju
    • Lui: 29/10/2021 08:19

      Ne Shkoder nuk ka interes, sepse eshte ai ne Podgorice dhe nuk ka leverdi. Autostrada Po qe duhet bere sa me pare. Dhe hekurudha, e cila eshte infrastruktura me e rendesishme ne transport. Sepse eshte fare e thjeshte. Nese per te cuar nje kamion mall psh ne Serbi kushton afersisht 4-5 mije euro. Nje tren me te pakten 10 vagone kushton jo me shume se 15-20 mije euro. Pra kamioni kushton gati 10 fishin.

  • Paul: 29/10/2021 02:56

    O parruca o zog gomari.....

    Përgjigju
  • Flori: 29/10/2021 02:55

    BRAVO RAMA....VETEM SHPEJTOI GJERAT QE TE MBAROHEN SA ME SHPEJT,,,,,DUHET MOS HARRO DHE NJE AEROPORT ME SARANDE. .KORCE DHE SHKODER...... DHE AUTOSTRADAT HAN I HOTI T --'-VLORE-SARANDE-'DHE VLORE -KAKAVIJE..TE BEHEN ME TRE KORSI...PO ASHTU DUHET BERE AUTOSTRADA DURRES--QAFE THANE,,,,,ME PAGESE....KETO DUHEN BERE SA ME SHPEJT PA HARRUAR 500 HOTELE DHE RESORTE NE BREGDET....DUKE SHEMBUR PALLATET E SHEMTUARA ATY.....VETEM ME TURIZEM e bujqesi NEVE RROJME SI MBRETER...cfare ka me shume greqia..

    Përgjigju
  • Parruca: 28/10/2021 23:36

    Ca u be me ate aeroportin e Kukesit mor aman? Akoma me 2 linja mbeti, Kukes-Zyrih dhe Kukes-Stamboll ? U pompua sa plasi, por ne fund u katandis si kokoshi ne thela, sic e kishin parashikuar njerezit me 2 pare mend. Me qindra milion euro te marra borxh hidhen ne plera ne vepra qe nuk kane asnje interes ekonomik. Ne Shqiperi ka 2 muaj e gjysme sezon turistik, dhe ne keto 2 muaj e gjysme turistet ne mase vijne me makine nga vendet fqinje dhe Europa Lindore. Te ndertosh nje aeroport ne Vlore ne keto kushte eshte nje gomarllek i krahasueshem vetem me ndertimin e aeroportit te Kukesit.

    Përgjigju
    • MELI: 02/11/2021 14:48

      Te lutem mos harro dhe nje aeroport ne Vermosh, pse te prishet avioni atje me droge kur mund ti plotesojme te gjitha kushtet.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?