Rama, ndërmjetës mes Greqisë dhe Turqisë? Agim Nesho për Report Tv:  Përfiton Turqia! Shqipëria nuk e realizon dot

14 Janar 2021, 17:29| Përditesimi: 14 Janar 2021, 17:43

  • Share

Ish-ambasadori Agim Nesho i sheh me skepticizëm lëvizjet e fundit diplomatike të qeverisë shqiptare që përfshijnë marrëdhëniet konfliktuale Turqi-Greqi. Në një intervistë për Report tv, diplomati thotë se në gjithë këtë proces e fituar del vetëm Turqia.

“Ka një tentativë të Turqisë që kërkon të ridimensionojë politikën e saj të jashtme, jo vetëm në ambiciet e saj për zgjerimin e perandorisë së re, por duke iu rikthyer bashkëpunimet me BE.  Turqia për fat të keq kërkon të përdorë Shqipërinë për të maksimizuar veprimtarinë e tyre. Më duket një iniciativë e iniciuar nga Turqia më shumë se sa nga Shqipëria”, thotë Nesho.

Iniciativën e qeverisë shqiptare për të qenë në rolin e ndërmjetësit, Nesho e sheh të tejkaluar.

“Ka një iniciativë për të bërë rolin e ndërmjetësit. Kjo iniciativë për mendimin tim është e tejkaluar, Shqipëria nuk mund ta realizojë këtë rol, për vetë faktin se kontradiktat midis Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit, është një problem i vjetër, kanë insistuar fuqi të tjera më të mëdha. Është loja e radhës për tu përshtatur në këto zhvillime të reja të politikës botërore.  Vendi jonë nuk përfiton asgjë”, thotë ndër të tjera ish-ambasadori Nesho.

Greqia dhe Turqia pas 6 vitesh heshtje tashmë pritet që të takohen me 25 janar, siç është konfirmuar një ditë më parë nga të dy palët. Mediat greke nuk kanë hezituar të përmendin rolin e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve. Për këtë arsye është diskutuar dhe mundësia që një takim Turqi-Greqi të zhvillohet në Tiranë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 14/01/2021 22:25

    Sa me shume cirret e nduket nahija e klanit "Kapo",,,e rene nga vakti i mjeljes se shtetit te shqiptarve (ku ben pjese edhe ky gimi i puros,andi dhe ditmiri i bushatve,,,,) aq me mire jane punet e Shtetit Shqiptar dhe aq me e garantuar eshte ardhmeria e tij,ne arenen e mardhenieve me jashte. Tung.

    Përgjigju
  • Selim: 14/01/2021 21:00

    Turqia perdor Shqiperine per fat te keq.Ku eshte perdorimi dhe sidomos perfatin e keq te kujt. Per fatin tend te keq cmirezi

    Përgjigju
  • 112: 14/01/2021 19:30

    .....aq shume cmire ka ky ndaj E.Rames sa qe nuk mund te qendroje pak minuta pa e permendur.....Eshte aq shume i mllefosur sa qe kur i permend emrin skuqet , nxihet, i peshtjellohet stomaku, i merret goja si gagac, turbullohet nga truri dhe i leviz prapanica sikur ta kete.....brenda!!!!! Eshte aq shume i sikletosur sa qe .....ndonje atak do ta dergonte larg.....shume larg!!!! Kujdesu per vehten,''PALOAMBASADOR-''!

    Përgjigju
  • Beni: 14/01/2021 18:37

    Akoma jep intervista ky kaqol?

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 14/01/2021 18:08

    Si è ke Gaqon mo?Rron Gaqoja mo Agim.Me rrofsh mo agim,je diplomant i shqyer.

    Përgjigju
  • Zenel Neli: 14/01/2021 17:51

    Agim Nesho është buri më pis një sahan lëpirës i ndyr ordiner. Ky bur kur ka interes të lëpin dhe bythën aq i ndyr është. E hiqet si ekspertvnë një koh që ky është i gjithi loqe.

    Përgjigju
    • Askushi: 14/01/2021 19:08

      Ky ka pjerdh me kohe.kone pa litar e ka saliu ket

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?