Rama ndan pamjet nga Parku Kombëtar i Prespës: Destinacioni perfekt për një fundjavë

25 Shkurt, 12:10| Përditesimi: 25 Shkurt, 12:16

  • Share

Parku Kombëtar i Prespës, një thesar natyror në lindje të Shqipërisë, është kthyer vitet e fundit në një destinacion ekoturistik. Ai ofron një eksperiencë të pazakontë për turistët dhe udhëtarët që zgjedhin ta vizitojnë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje, ku të pasionuarit pas sporteve ujore e frekuentojnë atë në këto ditë shkurti.

Rama tha se me energjinë e sporteve natyrore Parku Kombëtar i Prespës është destinacioni perfekt për një fundjavë ekomiqësore.

Parku Kombëtar i Prespës është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 27.500 ha. Ky park është një kombinim i veçantë i shkëmbinjve të lartë, fushave të gjelbra e ujërave të kaltër të liqeneve të Prespës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agronomi: 27/02/2024 07:56

    Po sh bukur,po mjaft me beton,zgjeroje Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës edhe poshtë Digës së Liqenit,bëje Lulishte model si ato të Palazzo Reale,e prishi ndërtimet midis e brënda Parkut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?