Valbona në dimër, shikoni pamjet fantastike me dron! Guidat lokale ju ndihmojnë të vizitoni malet e luginat mbresëlënëse

31 Janar, 09:43| Përditesimi: 31 Janar, 10:16

  • Share

Valbona, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve, me male e lugina mbresëlënëse është një ndër destinacionet me të vizituara nga turistët vendas e të huaj në çdo periudhë të vitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.

Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e guidave lokale që bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme në prezantimin e Shqipërisë turistike dimërore.

‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Valbonës ku guidat lokale bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme në prezantimin e Shqipëria turistike dimërore, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?