Rama ndan mesazhin e Lorik Canës nga shtëpia e tij në Romë: Të ruajmë veten dhe njëri tjetrin! Studentët me mision përgjegjësie (VIDEO)

10 Mars 2020, 10:19| Përditesimi: 10 Mars 2020, 10:34

  • Share

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme mesazhin e futbollistit Lorik Cana i cili bën apel nga shtëpia e tij në Romë që të bëjmë kujdes me higjienën personale, shmangien e grumbullimeve për të evituar përhapjen masive të koronavirusit.

"Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë pushim por kanë një mision përgjegjësie", shprehet Cana.

Rama thotë se duhet të mbrohemi me maskën e arsyes nga lajmet e rreme që krijojnë pasiguri dhe konfuzion.

"Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana. Frikë jo, kujdes po!  Dhe ju lutem:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA - lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik: 11/03/2020 01:38

    Nje keshille nga Trump e dha;?! tani nga Loriku . Rama hajdut i fjales se lire qe i vjedh nga " mediat kazane".U be dhe ky tani kosh plehrash.

    Përgjigju
  • Vali: 10/03/2020 11:54

    Lorik, po duke pasur Kosoven te paster pse rri ne Itali apo per solidaritet?

    Përgjigju
  • Loran shehu: 10/03/2020 11:18

    Ky ka ment vec te gjuj topin se per gje tjeter se rru k... mjeri te degjoj kte dulen

    Përgjigju
  • Klodi: 10/03/2020 10:38

    Respekte lorik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?