Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i dha Tiranës një mësim

30 Mars 2023, 19:54| Përditesimi: 30 Mars 2023, 20:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë finales së basketbollit për vajzat e shkollave 9 vjeçare të qarkut të Tiranës, mes shkollës ‘Hilary Clinton’ të Kamzës dhe ‘Dhora Leka’ të Tiranës.

Fituese doli shkolla Hilary Clinton e Kamzës në një finale të fortë që ngjalli shumë emocion mes të pranishmëve dhe kryeministrit i cili po e ndiqte së bashku me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli dhe ministren për të Fëmijët dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqin.

Teksa u dorëzoi kupën dhe shpërndau medaljet për skuadrën fituese, Rama tha se nuk priste të ishte një ndeshje kaq e fortë dhe vijoi më tej me batuta duke thënë se ditën e sotme, Kamza i ka dhënë një mësim të mirë Tiranës.

“Unë pashë një pjesë të ndeshjes por nuk e prisja të ishte një ndeshje kaq e fotë. Sot Kamza i dha Tiranës një mësim. Kështu që iu lumtë, lozët me shpirt, me inat, me durim dhe fituat.  Kjo është kupa e kampionëve të qarkut të Tiranës”-u shpreh Rama.

 

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kamza: 30/03/2023 20:22

    Do tja japim një mësim tjetër të madh Tiranës në 14 Maj. Ska patronazhist që tju shpëtoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?