Punimet për kampusin e akademisë së FA

Rama ndan fotot nga punimet për kampusin e akademisë së FA: Do të sigurohet arsim dinjitoz në fusha të ndryshme të shkencave ushtarake

7 Shkurt, 14:31| Përditesimi: 7 Shkurt, 14:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në kantierin e Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura që do të realizohet sipas modelit amerikan “West Point”.

Rama shkruan se një kampus i tillë do të sigurojë mjediset dhe infrasktrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve në fusha të ndryshme ushtarake.

“Kantieri i Kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit West Point që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”- shkruan Rama.

Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili dha lajmin për ndërtimin e këtij kampusi në shtator të 2021-it, ka kryer inspektimin e punimeve.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lola: 07/02/2024 23:13

    ku po behet kjo..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?