Edi Rama në Këshillin e Sigurimit

Rama ndan fotot nga mbledhja në Këshillin e Sigurimit në OKB: Dita më krenare për Shqipërinë! E pranishme edhe Linda Rama

21 Shtator 2023, 08:16| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 11:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum me momentet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.

E veshur me të zeza, Linda Rama ka ndjekur të gjithë takimin e kryesuar nga kreu i qeverisë. Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme është Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Krahas këtyre fotove, Rama e cilëson mbledhjen e djeshme si ditën me krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJESI dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar.  Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liderigolbal: 21/09/2023 14:52

    Bravo ja perplase mu ne s.me dokumentet njelloj si enveri ne mbledhjen e 81 partive ne moske. Tani vetem nje kenge duhet per Liderin global. I shallah e Mbajne anej Se knej sna duhet me

    Përgjigju
  • Ben: 21/09/2023 13:23

    Bravo sufllaqexhinj pergezojeni liderin suprem per arritjen e madhe, ahhhaa

    Përgjigju
  • flori: 21/09/2023 13:02

    Shqiperia po ecen me hapa shume te medhenj

    Përgjigju
  • kleada: 21/09/2023 12:48

    kudo qe shkon na perfaqeson denjessisht kryeministri Rama

    Përgjigju
  • Dua: 21/09/2023 12:47

    tjeter dite qe na ben krenare qe jemi shqiptar

    Përgjigju
  • Alketa: 21/09/2023 12:36

    Ju meritoni respektin maksimal nga Shqiptaret jeni kryeministri qe ka kontribuar me shume ne historin e Shqiperis dhe Shqiptareve????

    Përgjigju
  • Denisa: 21/09/2023 12:35

    Zoti Rama kjo perfaqesim i Shqiperis ne OKB si Presidente eshte fal jush fal punes se palodhur qe keni bere per vendin tone me marrdheniet nderkombtare dhe ju keni shume merita????

    Përgjigju
  • Tutu: 21/09/2023 10:42

    Gjynah qe nuk kishte dhe Zahon ne tavoline te mesonte , se do i duhej kur te trashegonte fronin…Rama eshte si ata qente me ze te trashe e kumbues po ne goje nuk kane asnje dhemb… duke pare ne cfare derexheje e ka katandisur Atdheun e tij , ajo mbledhje ishte thjesht nje grotesk provincial … nuk e di pse mu kujtua mbledhja e 81 partive komuniste ne Moske 1960… (nga nje votues i majte )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?