Rama dhe tri vazjat

FOTOLAJM/ Rama pozon me 3 kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të FA-së

29 Mars 2023, 12:09| Përditesimi: 29 Mars 2023, 12:37

  • Share

Kryeministri Rama ka publikuar një foto me 3 kampionet olimpike shqiptare. Në nëj postim në Facebook, Rama shkruan se tri vajzat janë simbolet e reja të Forcave të Armatosura.

‘Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.’- shkroi Rama.

Çdo i ri, nga mosha 18 deri në 27 vjeç  i pakushtëzuar nëse nuk e ka bërë gjimnazin apo shkollën e lartë, mund të aplikojë për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura, si ushtar apo detar aktiv.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm dje në promovimin e librit “Kryemjeshtri”, kushtuar rrugëtimit të trajnerit Dritan Kuka, që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të xhudos.

Në këtë promovim të zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri ishin të pranishme edhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Në bazë të ligjit, Ministria e Mbrojtjes i trajton kampionet olimpike si ushtarakë në grada të larta, sipas medaljeve. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?