Rama- ministrave: Mos vononi
emërimet, kujdes me deputetët

13 Nëntor 2017, 19:10| Përditesimi:

  • Share
Vjion mbledhja me dyer të mbyllura i grupit parlamentar të PS ku Report Tv mëson se Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave  që mos t’i vonojnë  emërimet e grupit të deputetëve në të gjitha qarqet e vendit në lidhje me emërimet e propozuara prej tyre, ndërsa kryeministri Rama ka shtuar se nuk duhet të krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve në zonat ku do zgjidhen. Rama ka porositur ministrat që të jenë të kujdesshëm gjatë komunikimit me deputetët.

Ndërsa në mbledhje kanë diskutuar dhe kryetarët e komisioneve  dhe nënkryetarët për buxhetin.

Nga mbledhja me dyer të mbylluar, mësohet se Braçe  ka falenderuar të gjithë anëtarët e komisionit të maxhorancës dhe opozitës.

 Braçe tha se kompania e markimit të karburanteve është e regjistruar në një parajsë fiskale. Ka 16 % të të ardhurave. Ne duhet të ndërhyjmë dhe të paktën ta stopojmë.

Ndërsa Ulsi Manja ka folur për buxhetin, i cili sipas tij garanton funksionimin e organeve të reja të drejtësisë .

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?