Edi Rama

Rama mesazh për banorët e Kamzës: Iu fishkëllenin rubinetët për ujë, por votuan symbyllur PD-në për 30 vite

11 Shtator 2020, 20:47| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 21:07

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga kantieri i ujit në Bathore, i cili është një investim për më shumë se 53 mijë banorë të Kamzës.

Rama thotë se pavarësisht se për 30 vjet u kanë fyshkëllyer rubinetat kur i hapin për ujë, qytetarët e Kamëz kanë votuar për 30 vjet symbyllas për PD-në.

Mesazhi i Ramës:

Kantieri i ujit në Bathore – Frutikulture – Laknas -Zallmner, një investim për 53 372 banorë të Kamzës, që votuan symbyllur në shumicë për 30 vjet PD-në dhe prej 30 vjetësh iu fishkëllejnë rubinetat kur i hapin për ujë.

 Pas ndërhyrjeve në kolektorin kryesor dhe lidhjet e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve të 11 963 abonentëve, mijëra banorë e biznese të këtyre zonave nuk do të përballen më me përmbytjet tradicioale masive gjatë shirave, që pasonin shiun e votave për PD-në.

Vijojmë në 2021 me nisjen e një investimi madhor në Kamëz, për të përmbyllur njëherë e mirë historinë e ujërave të ndotura që bashkëjetojnë me familjet e Kamzës, si pasqyra më besnike e paturpësisë “demokratikase” ndaj tyre.

Me ndërtimin e Impiantit të Ujërave të ndotura dhe përmbylljen 100% të investimit në sistemin e kanalizimeve, Kamza do të dalë më në fund nga mesjeta infrastrukturore ku jeton, zhvillon mitingje dhe voton PD-në prej 30 vjetësh…

S’ka problem, i kemi ndarë punët, ne ndërtojmë me mund e durim Shqipërinë Europiane kudo, për të gjithë, PD-ja baltos punën tonë, kurdo e me gjithsej! Pa pikën e turpit

Video e postuar nga Kryeministri Rama

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dursaket: 12/09/2020 12:01

    BRAVO Z RAMA DURRESI HISTORIKISHT KA VOTUAR PS ME DOKON E KOMPANI DHE AKOMA KENDOHET LEGJENDA E UJIT TURPI ME I MADH I KESAJ QEVERIE

    Përgjigju
  • Mali dhe fusha: 12/09/2020 10:31

    Ti qe ben llap llap mali dhe fusha je thjesht nje egoist teper primitiv nga mendja e theksoj ai qe ben ndarje krahinore eshte i pa formua dhe pa edukuar po ne qe morem rrugat e botes ne nje vend te huaj aty ku mund ta kesh vellain motren apo te afermit tuaj per nje jete me te mire nuk shahemi dhe nuk paragjykohemi prandaj mos beni racizem krahinor ndaj bashkomasve tuaj

    Përgjigju
    • Lui: 13/09/2020 00:41

      Nese e kishe me mua repliken, po te the,pm qe nuk kam bere ndarje krahinore. Por thjeshte kam cilesuar nje popullate qe vjen nga diku dhe nuk respekton ligjin dhe i merr token dhe pronen atyre ku i ka shkuar. Kur shkoni atje jashte nuk besoj se ngulni hurin me tabele "toke e xanun". Atje shkoni, gjeni pune, merrni shtepi me qira e pastaj pasi keni mbledhur te ardhura blini prone. Ketu, vini ne Tirane, gjeni nje hapesire vendosni nje gardh dhe pas disa vitesh qe keni perfituar nga ajo hapesire, doni te beheni pronare dhe doni edhe demshperblim nese ju bie ndonje plan urbanistik nga bashkia. Ky eshte paradoksi shqiptar. Zhvendoseni "lirisht" ku te doni dhe pa leje nga shteti, pastaj kerkoni ndihme nga shteti kur permbyteni, apo ua rrezon termeti banesat. E kupton ndopak ndryshimin?! Se nuk kisha dhe nuk kam per te patur ndonjehere ne mendje te bej ndarje krahinore.

  • www.youngtribune.com: 12/09/2020 08:20

    O Edo mos u kreno sikur cfare po i jep. Uje daku uje eshte. E merr me mend qe jena ne 2020 dhe diskutohet akoma uji ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • daku: 12/09/2020 13:53

      uje mo uje po pse nuk ivestuan hajdutet qeketa prap i votojn...made in shpella...

  • Lui: 11/09/2020 23:08

    PD i ka bere dhuraten me te vyer atyre ne Kamez e Bathore. Prandaj do ua japin voten edhe per nja dy breza. PD i zbriti nga mali dhe u dha toke ne kryeqytet. Aq duan ata, te jene ne fushe, nuk e kane problem mungesen e ujit.

    Përgjigju
  • Cubi: 11/09/2020 21:44

    Ate pun do bejn prap ne 2021 ,aq memorje Kane. Europen dhe ameriken i kan aty. Rruga Milano,awshingtoni, Parisi etj.keshtu qe skan pse ecin para. Duan edhe nja 30 vjet te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?