Kosova & Rajoni

Rama mesazh ngushëllimi për aksidentin në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese! Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin, ngushëllime familjeve të viktimave

25 Korrik 2021, 11:55| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 11:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik në Koraci ku 10 shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama e konsideron një fatkeqësi pikëlluese teksa uron që të plagosurit rëndë t’ia dalin me luftën për jetën. Ndër të tjera kryeministri u shpreh ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t'ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Aksidenti tragjik me 10 viktima, Rama: Fatkeqësi pikëlluese! Basha: I bashkohem dhimbjes së familjarëve! Ruçi: Kurajo! Meta: Trishtim i thellë për lajmin e rëndë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?