Kronikë

Rama merr dhuratën e veçantë nga skuadra e zemrës për fitoren e Mandati të 3: Ju interista merrni shembull nga unë, tregoni respekt për të mundurit

9 Maj 2021, 11:33| Përditesimi: 9 Maj 2021, 11:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama është tifoz i skuadrës italiane Juventus dhe për fitoren e mandatit të 3-të, ai ka marrë dhuratën e veçantë nga skuadra e zemrës, një bluze me emrin e tij që mban dhe numrin 3.

Teksa publikon foton e bluzës i emocionuar, Rama ka edhe një batutë për opozitën dhe këshillë për Interin që ka fituar kampionatin italian, duke i thënë që të marrin shembull nga ai dhe të tregojnë respekt për të mundurit.

"Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë. Faleminderit Juve! Ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit", shkruan Rama.

Postim i Edi Ramës në Facebook

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?