Rama medalje policisë: Hoqët vendin nga harta e kanabisit 

26 Mars 2018, 18:53| Përditesimi: 26 Mars 2018, 20:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot me një medalje mirënjohjeje punonjësit e Policisë së Fierit lidhur me një rast ku pesë punonjës sipas tij mes plumbava mbrojtën të moshuarit në Fier dhe treguan me forcën e shembullit se Policia e Shtetit është e qytetarëve, me qytetarët dhe për qytetarët.

“Rruga e transformimit të Policisë së Shtetit nga trupa e tradhtuar, e keqtrajtuar dhe e keqfinancuar e katër viteve më parë, në Policinë Shqiptare të renditur me dinjitet mes uniformave blu të Bashkimit Europian, është ende e përpjetë dhe e vështirë, por është pa kthim dhe pa ndalim deri në arritjen e këtij objektivi madhor në vitin 2021, mu ashtu siç jemi zotuar” – u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar mjaft policëve të ftuar në kryeministri, bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh: “Nëse kqebërësit nuk ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e policisë, përgjigja me armë ndaj tyre mbetet e vetmja përgjigje që ata mund të marrin dhe që do të meritojnë në çdo rast.
Do të ketë gjithnjë grabitës që do të synojnë banesat e qytetarëve, por do të ketë gjithnjë e më shumë një polici të gatshme për t’i vënë prapa hekurave.
Është e freskët koha, kur policia e shtetit patrullonte me armë pa fishekë dhe me uniforma të katandisura si mos më keq. 
Edhe atëhere kishte padyshim shembuj heroizmi, por sot jemi në kushtet kur falë punës së përbashkët, forca e shembullit të drejtuesve dhe punonjësve me integritet të policisë së shtetit, është busulla e angazhimit tonë. Ky vit do të shënojë një rritje të mëtejshme të këtyre rezultateve, si zbulimi i 85% i veprave penale në fushën e luftës kundër narkotikëve. Heqja e Shqipërisë nga harta e kanabisit, nuk qe një rastësi, por një punë dhe strategji, nga e cila ka nisur një betejë e re.
Vettingun në Policia nuk na e ka kërkuar askush, por e kemi nisur vetë të bindur se ka vend për më mirë. Është një nder i posaçem që nderoj kolegët tuaj të cilët u bënë shembull i kurajos dhe integritetit të policisë që duam".

Duke folur për policët heronj, Rama tha:

Mirënjoihje të thellë për 5 nga ju, që ja dolën ta pëmrbushin detyrën e tyre me nder, edhe pse një tufë grabitësisht lëshuan mbi ta plumba, duke e kthyer fushën e veprimtarisë tuaj, në një fushë betejë për jeta a vdekje dhe duke ju bërë ju, shpresën e fundit dhe fatmirësisht mbrojtjen e një çifti të moshuar bashkëshortësh, Minella dhe Elsa Ruçi. Dhe ishte po kjo patrullë, që një muaj më parë iu vu me shpejhtësi të lartë gjëmimit dhe kapjesë një grabitësi të armatosur, që i mori jetën një qytetari në Fier. Janë të tillë heronj, që shfaqen nëpër ekrane. Sot, është pikërisht karakteri, bindja dhe vemndosmëria e këtyre pesë kolegëve, që ka vendosur që në shtëpinë erfamiljes së çiftit të moshuar, të mos kishte tragjedi dhe jeta të vazhdonte normalisht. Përtej faktit siç ndodh çdo herë, që policia e shtetit bën një operacion të sukseshëm, disa kazanë zhurmëmëdhenj, rendën sërish ta trajtonin këtë ngjarje, si një ngjarje ku e dyshuara ishte policia e shtetit. Këtë e herë dhe çdo herë e vërteta na ngushëllon të gjithëve dhe na bën të ndihemi krenarë.  

Policia ka arritur të krijojë 40 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruar, 40 herë më shume se 1 milionë eurot te sekuestruara ne vitin 2013. Ka vend për më shumë e për më mirë, dhe kjo qeveri e kupton më mirë se gjithkush këtë.
Vetingu në policinë e shtetit është gjë e re në rajonin tonë, siç është është gjë e re në rajon edhe reforma në drejtësi. Pas pak javësh një tjetër proces vendor do të nisë në 12 qarqe, ku do të ketë ballafaqim publik për forcimin e rolit të policisë në komunitet. Ky vit do shënojë marrëdhënien e re të përballjes së policise me krimin e organizuar, sepse vitet do vijnë duke u bere të zeza për krimin. Operacioni forca e ligjit sapo ka nisur dhe ky operacion tregon rezultate premtuese. Ne kemi marrë vendim për t’u dhënë përgjigjen e merituar bandave që me lloj lloj manovrash kanë grabitur shtetin dhe pronarët duke regjistruar prona. Operacioni forca e ligjit do japë përgjigje edhe në ketë drejtim
” – përfundoi Rama.  

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, që ishte i pranishëm në këtë takim, e velerësoi maksimalisht trimërinë e treguar nga policët e Fierit.

Si Ministër i Brendshëm, përfitoj nga rasti për të shfaqur vlerësimin maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme dhe efikase të kësaj skuadre policie, e cila ishte duke vigjëluar në mbrojtje të ligjit e sigurisë publike, edhe në një orar krejt të pazakontë, në mesnatë. Kjo ngjarje e rrezikshme le të bëhet mësim për këdo që mund të guxojë të drejtojë armën kundër punonjësit të Policisë së Shtetit. Çdo kriminel që e përfytyron një gjë të tillë, pa asnjë diskutim do të duhet të përballet, në zbatim të ligjit, me reagimin flakë për flakë të oficerëve profesionistë të policisë. Koha kur kriminelët që çonin dorë kundër policëve dhe s’u hynte gjemb në këmbë, ka përfunduar.  Ne duam një polici të ndershme dhe profesionale e aftë të mbrojë edhe veten kur ajo kërcënohet nga krimi. Kështu, kjo polici jep e transmeton besimin e duhur edhe tek qytetari i thjeshtë. Një polici kurajoze, e përgatitur profesionalisht dhe e gatshme për të reaguar edhe në situata aspak normale siç ishte edhe kjo ngjarje, ku patrulla e policisë u përball me një zjarr të dendur nga disa kriminelë të pamëshirshëm.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?