Kryeministri Edi Rama tha se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.
'Më vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i Europës ku protestohet për pasojat e para të luftës në Ukrainë. Që kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës, këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe pastaj, ata të tjerët që dëgjojnë nga ata, që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe e përsërisin", tha Rama.
Lajmi kryesor:
7 pikat/ Rama prezanton paketën e Rezistencës Sociale: Kompensim me 3 mijë lekë për produktet e shportës, kategoritë që përfitojnë! Nga prilli paga minimale 32 mijë lekë
M.Q.//ReportTv.al