Politikë

'Sezon turistik të lehtësuar', Rama në Golem: Pas grave dhe vajzave në fasoneri, përpara qershorit do vaksinohen punonjësit e hoteleve

1 Prill 2021, 14:34| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:12

  • Share

Nga një takim me disa operatorë turistikë në Golem, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në qershor do ketë përfunduar vaksinimi i punonjësve të hoteleve dhe kjo sipas tij do të ndihmojë në lehtësimin e kufizimeve të sezonit turistik.

“Me vaksinimin masiv jemi të bindur se do ta këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë. Do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar.Kemi në plan të mbështesim sapo të kryhet kjo faza e  parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm do të bëjmë vaksinimin e punonjësve në fabrika të material porositësë njëkohësisht edhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve të  hoteleve sidomos aty ku ka dhe masë njerëzish. Po bëjmë gati tabelën e numrave dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë nga maji besoj do jemi gati që në qershor kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.

Ndërkaq Rama i falënderoi ata edhe për solidaritetin e treguar pas tërmetit fatkeqët të 26 nëntorit, pasi vunë në dispozicion hotelet e tyre për të prekurit.

“Nuk është asnjëherë e mjaftueshme por ju që jeni këtu dhe për ata që janë këtu pjesë e atij zinxhiri në momentin kur ra tërmeti dhe tëgjithë këto struktura i vutë në dispozicion t fatkeqëve. Sharrohet. Se një ditë do të ikim të gjithë në botën tjetër se kur të ikim do ta keni si çertifikatë mirësie dhe do tu falen shumë gjëra. Fakte për atë gjyqin e botës së përtejme, por nga an tjetër më vjen mirë që vahzdojnë investimet. Kemi 3 fishin e kapaciteteve të hotelierave. Nuk është çështje bnumrash por edhe cilësie”, shtoi Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?