Rama me Hahn:Nis faza e dytë
e luftës ndaj krimit e drogës

9 Nëntor 2017, 11:45| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria meriton të hapë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Rama tha se tashmë ka nisur procesi i Vettingut në vendin tonë, një element ky i kërkuar nga BE për hapjen e negociatave.

Më tej, ai theksoi se ka diskutuar me Hahn për luftën kundër kanabisit dhe krimit, teksa tha se pas fazës së parë të përmbyllur me sukses, qeveria nis luftën në fazën e dytë me Task-Forcën Speciale të Policisë.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas negocimit të BE për hapjen e negociatave, rikujtoj të zbatimit të procesit të Vettingut, Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Me Hahn diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion t konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e KE një raport solid që konfirmon vazhdimiësinë e progresit të bërë që në vitin e shkuar. Diskutuam për suksesin e qartë të lufts kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë zbuloi dhe një takim që do të zhvillojë me Preisdentin e KE, Jean-Claude Juncker, në fillim të dhjetorit.

“Presidentin Juncker do ta takoj në fillim të dhjetorit, pas ftesës së marrë ditën e djeshme. Neve na takon të provojmë progresin me fakte, por nuk jemi vetëm sepse kemi mbështetje të qartë nga BE”, shtoi shefi i qeverisë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?