Rama mbron deputetin e LSI para
PD:Nasip rri i qetë,s’ke gabuar

16 Nëntor 2017, 12:26| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta dhe me deputetin e LSI, Nasip Naço, në seancën plenare, ku po zhvillohej debat për koncesionet. Naço kërkoi fjalën pasi iu përmend emri për dhënien e koncesioneve dhe tha nga foltorja e Kuvendit se nuk ka dhënë asnjë koncesion gjatë periudhës kur ka qeverisur, pra viteve 2013-2015.

Duke dalë në mbrojtje të tij, me ironi Rama i kërkoi Naços të rrijë i qetë, pasi nuk ka bërë asnjë gabim gjatë asaj kohe kur ka qeverisur me PS, por gaboi tani.

Naço: Deklaroj publikisht se 2013-2015 nuk kam dhënë asnjë koncesion. Ligjin e keni shkelur ju. 

Rama: Doja të ndërhyja për të replikuar me profesorin tim të dashur, por na u fut Nasipi në mes. Nasip rri i qetë, ke bërë gjënë e duhur, s’ishte nevoja të mundoheshe, ji krenar për kohën që kemi punuar bashkë. Unë e di që ti je krenar, por thuaje Nasip. Nuk bëre gabim Nasip, bëre gabimin e profesorit, ndoshta nga afrimi me të. Gabove, se ka një ndryshim themelor, kur qeverisnim së bashku, mes koncesioneve të dhëna prej nesh dhe atyre të dhëna prej këtyre.

Naço: S’e kam harruar asnjëherë që kam punuar në të dija qeveritë. E përbashkëta ka qenë zbatimi i ligjit në të dyja rastet. Çështja e koncesioneve është çështje që diskutohet shumë, por shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Kush e ka riskun? Riskun e kanë kompanitë koncesionare. Risku në rastin e qeverisë suaj e ka marrë gjithmonë buxheti dhe ky quhet tender dhe në tender ka procedura të tjera. 

Spaho: I dashur timonier i madh, kujtova se do replikoje për TVSH, por u hodhe te hidrocentralet. Po mburreshe rritje ekonomike, nuk i fut duart në xhepat e qytetarëve, po kush i paguan, Gjushi, Habilaj, etj? Pse ta ka rrëzuar FMN projektin ‘1 mln dollarë’ dhe të ka thënë është në fitim të privatit dhe jo të shtetit. Çfarë fituan shqiptarët nga ‘Rapiskani”, ishte kërkesë për të marrë vizat, pra fituan vizat shqiptarët.

Mima: Jemi takuar bashkë vetëm dy herë. Duro ore duro. Më 2009 më je drejtuar ‘mund të bëjmë një bisedë për taksat’? Nëse këto dy raste më bëjnë këshilltarin tuaj unë nuk e kam për turp. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?