Politikë

Rama mbledh rektorët në Durrës, në fokus të takimit ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe buxheti për arsimin e lartë

9 Nëntor 2021, 21:58| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 22:46

  • Share

Buxheti i arsimit për vitin 2022 dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve shqioptare, ishin në qendër të takimit që kryeministri Edi Rama, pati me rektorët e universiteteve publike të vendit.

Në mbledhje u diskutua për marrëveshjet me universitetet e huaja, nga të cilat 20 janë nënshkruar dhe 30 të tjera janë në proces.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet  e reja të kërkimit shkencor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?