Rama mbledh Asamblenë e PS-së të mërkurën, në fokus riorganizimi i strukturave! Më 28 dhe 29 korrik takim me kabinetin qeveritar në Tepelenë

24 Korrik 2023, 11:30| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 18:23

  • Share

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite,(26 korrik) në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se do të jetë mbledhje e rëndësishme pasi vjen në kuadër të një fitoreje të jashtëzakonshme që ka korrur PS në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Pjesëmarrjes do të jenë deputetë e socialistë. Sidoqoftë, kjo e mërkurë do të ketë surpriza të tjera sepse nuk përjashtohet të ketë njoftime në raport për ndryshme të mundshme në kabinetin qeveritar.  Burime bëjnë me dije se do të ketë një riktheksim nga kryesocialisti se nuk PS nuk do të jetë mburojë e askujt që përballet me drejtësinë.

Gjithashtu fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë tek ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut. Rama pritet të adresojë përgjegjësitë dhe objektivat e reja për kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarkut.

Këto zhvillime vijnë pasi ish numri i dy i qeverisë Arben Ahmetaj po përballet me drejtësinë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar. Përpos tij, në dosjen voluminoze të hetuar nga SPAK ka edhe një sërë eksponentësh politikë. Mazhoranca e sheh këtë si sukses të reformës në drejtësi ndërsa shpesh në retorikën e tyre thuhet se përgjegjësia është personale.

Nga ana tjetër, një tjetër bashki i është bashkëngjitur hartës së ngjyrosur rozë. Kandidati për Rrogozhinën ka fituar për të dytën herë përballë Shkëlqim Hoxhës së ‘BF-së’. Surpriza e këtyre zgjedhjeve që u mbajtën për herë të dytë ishte diferenca e thellë e Memollës i cili tha se ka ardhur koha të përvishen mëngët dhe të transformohet Rrogozhina në një qytet elitar.

Ora 18:14
Pas Asamblesë, Rama mbledh më 28 dhe 29 korrik kabinetin qeveritar në Tepelenë

1689606845_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim informal pune kabinetin qeveritar në Tepelenë. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se takimi do të mbahet dy ditë rresht, më 28 dhe 29 korrik.

Mbledhja e kabinetet qeveritar do të mbahet pas mbledhjes së Asamblesë më 26 korrik në Tiranë. Edhe pse takimi do të vijë dy ditë pas mbledhjes së asamblesë së PS, ende nuk dihen arsyet e këtij takimi jashtë Tirane.

Deri më tani nuk dihet se çfarë do të diskutohet në takimin e tyre.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/07/2023 04:33

    Asamblene duhet t'a kishit mbledhur ne Shkoder,do te kishte shume rendesi,por dhe do te kishte vlera simbolike,aq me teper qe eshte hera e pare qe fituat aty ne 32 vjet demokraci.Kurse ju dhe nje here qe dolet nga Tirana vajtet e zgjodhet te mblidheni ne Tepelene!! Idiotesi me te madhe nuk kam pare!

    Përgjigju
  • Reformatori: 24/07/2023 18:22

    Reformoje kabinetin o zoteri tregohu i zgjuar dhe vizionar. Ke plot figura te mira qe pelqehen nga komuniteti mendoj si Arben Pellumbi, Klotilda Bushka, Nasip Naco, Toni Gogu, Blerina Gjylameti, Petro Koci per te permendur disa…nuk jane vetem ata 10 hajdute qe mban afer e i riciklon

    Përgjigju
    • @Reformaleshi: 24/07/2023 20:43

      Keto figurat mendoj qe kane aftesi te drejtojne dikastere te rendesishme ne menyre dinjitoze dhe pa ju errur syte. Gjithsesi ti ndoshta ke preferencat e tua per emra konkret…ti degjojme edhe pse nuk kemi asgje ne dore

    • Reformaleshi: 24/07/2023 18:34

      Çfarë janë këto figurat? Vizionar! Aty qëndron problemi nuk jemi vizionar...apo jemi hajdut të pa ngopur!?

  • Elvis Mocka: 24/07/2023 18:10

    Ndrysho drejtoret ne Vlore Z.KM se po lene nam.Po te turperojn ty dhe prandaj pati abstenim ne zgjedhje me 23%

    Përgjigju
  • Edhe strukturat: 24/07/2023 16:04

    Po ju emigrojnë

    Përgjigju
  • Dordomusi: 24/07/2023 13:47

    Largo te Korruptuarit se do te hane koken

    Përgjigju
  • Simpati: 24/07/2023 13:07

    Gjithe ministrat i ke te korruptuar,ndrysho qeverine,na turpëruat neve simpatizantëve te PS,jemi te zhgenjyer

    Përgjigju
  • Agimi: 24/07/2023 12:54

    I madhi i qeveris ka then qe rroga minimale esht 400 mije te vjetra. Ndersa ky saldator me kategori paguhet paguhet 360 mij te vjetradhe vetem se kerkon ti ritet paga e kan pushu nga puna. Cudira shqiptare https://www.facebook.com/100068054292989/posts/pfbid0uAXedUC2WcW4kdK3M4keYDG1XwxNafhHwV1ZTPyMxk3eiYadqD2JGyuNLcySXKYfl/?app=fbl

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?