Foto nga punimet në Unazën e Madhe

Rama: Mbikalimi i Paskuqanit po merr formën e duhur

16 Dhjetor 2022, 10:45| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 13:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje në rrjetet sociale nga punimet në mbikalimin e Paskuqanit, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “një nga hyrjet kryesore në kryeqytet po merr formën e duhur për të ardhmen”.

Deri tani mbi 20% e volumeve janë realizuar për momentin dhe vijon puna për pjesën tjetër.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?