Rama: Mbi 40 produkte ‘Made in Albania’ do të certifikohen

29 Janar 2023, 10:33| Përditesimi: 29 Janar 2023, 10:37

  • Share

Prodhuesit e ekselencës tradicionale tashmë i kanë produktet të mbrojtura e të certifikuara, si vlerë e shtuar e markës “Made in Albania”. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale dëshmitë e eskpertëve të ushqimit dhe vetë prodhuesve mbi përfitimet që sjell certifikimi i produkteve.

Puna për identifikimin, regjistrimin dhe mbrojtjen e produkteve bujqësor dhe ushqimore ka filluar vite më parë, por miratimi i ligjit dhe akteve nënligjore për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore i hapën rrugë njohjes dhe certifikimit të tyre me tre sisteme krysore të përafruara me BE-në si treguesi gjeografik, emërtimi i origjinës dhe  specialiteti tradicional i garantuar.

Deri më sot është bërë identifikimi i mbi 40 produkteve që kanë potencialin për t’u certifikuar shumë shpejt.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca u shpreh se certifikimi është garanci për aksesin në treg të prodhuesve të vegjël.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zhvilluar rrugën e qartë ku duhet të ecin këta prodhues të vegjël për të rritur vlerën e produkteve të tyre”, tha ajo.

Sipas ekspertit të ushqimit, Armand Kikino “pas një pune disavjeçare janë certifikuar produktet e e para tradicionale, certifikim që konfirmon dhe plotëson identitetin e produktit, i jep garanci konsumatorit mbi origjinën dhe cilësinë e tij si dhe i siguron prodhuesit një treg të mirë dhe çmim të drejtë. “Komisioni i Skemave të Cilësisë fton të gjitha bashkësitë e prodhuesve të bëhen pjesë e këtyre skemave”, tha ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/01/2023 00:19

    Mire ben qe certifikon marken,por duhet certifikuar cfare eshte organike,//bio// sic thuhet aty se po mashtrojne fshataret si derri.Po perdorin plehera kimike e pesticide dhe paturpesisht thone qe i kane /bio/ dhe cmimin e vene si te tille.Fillo me certifikimin e kontrollin e produkteve nese jane organike me te vertet,pastaj kalo te //Made in Albania//!

    Përgjigju
  • Ah sufllaqe: 29/01/2023 19:44

    Bravo Rilindja.Edhe un do leshoj nha 30 mesazhe ketu dhe ja u fituan 30 sufllaqe.Si s,ju vjen turp o brez muti me lepirje qe tani ju

    Përgjigju
  • Joni: 29/01/2023 18:28

    Cdo dite lajme te mira po marrim per vendin

    Përgjigju
  • Loni: 29/01/2023 18:17

    Sa mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Olti: 29/01/2023 18:17

    Keshtu lajmesh pacim

    Përgjigju
  • Beni: 29/01/2023 17:37

    Lajm fantastik

    Përgjigju
  • anri: 29/01/2023 13:03

    e gjithe bota po njihet me produktet me te mira te Shqiperise

    Përgjigju
  • Bona: 29/01/2023 12:06

    Lajm fantastik per ne qe jetojme jasht pasi kemi mundesine te konsumojme produktet tradiocionale shqiptare

    Përgjigju
    • Populli: 29/01/2023 16:42

      Bona te keshilloj te provosh gerneten tradicionale. Nuk do ngelesh e zhgenjyer.

    • Beni: 29/01/2023 15:26

      Bravo Bona sapo fitove nje sufllaqe

    • Arbërori: 29/01/2023 13:37

      Kerkoni nga qeveria e krimit listen e këtyre produkteve që 60% jan produkte serbe o të verbuar…!

  • Goni: 29/01/2023 11:47

    Sa mire qe produktet vlersohen dhe i jepet perkushtimi i duhur

    Përgjigju
  • Beni: 29/01/2023 11:43

    I lumte qeveris per punen e madhe qe po bejne per kete vend.

    Përgjigju
  • Sindi: 29/01/2023 11:40

    Me ne fund po e shikon edhe bota sa shume cilesi kane produktet Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?