Rama-maturantëve ekselentë:
Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes

7 Nëntor 2017, 19:01| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri 100 maturantët më të mirë të vendit, të cilët i ka ftuar të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes.

Gjatë këtij takimi, Rama ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë paraardhëse për arsimin. "E gjetëm arsimin në gjendje të mjerueshme, por që me anë të reformës i kthyem fytyrën. Edhe pse kundërshtarët akuzojnë qeverinë për reformën në maturën shtetërore, sërish realiteti është se reforma pati rezultate pozitive", tha Rama duke shtuar se reforma bëri të mundur luftimin e korrupsionit.

Kreu i qeverisë premtoi një fond prej 500 mijë eurosh për bibliotekat shkencore dhe mësues falas të anglishtes për të gjithë nivelet. “Bibliotekat shkencore të universiteteve janë lënë në mëshirën e fatit dhe janë pasuruar me sa ka pasur mundësi njëri apo tjetri sikur janë bibliotekat e Kryqit të Kuq. Në do të investojmë më shumë se gjysmë milioni dollarë për t’iu dhënë ju dorë, duke filluar nga viti i ardhshëm, mundësinë që si çdo student në Europë dhe në Amerikë të keni bibliotekën shkencore elektronike”, u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, kreu i qeverisë i është rikthyer edhe debatit me Akademinë e Shkencave për të cilën tha se i ka mbetur vetëm emri. “Akademisë së Shkencave i ka mbetur vetëm emri. Kërkoj nga studentët që të përfshihen në debat për gjërat që duhet të ndryshojnë”, është shprehur Rama.

Ndërkohë që siç është raportuar më herët, Akademisë së Shkencave i janë ndërprerë fondet. Anëtarët e kësaj akademie kanë kërkuar takim me Kryeministrin. Ky i fundit ka kundërshtuar rizgjedhjen në krye të këtij institucioni të Gutar Beqirajt. Sipas Ramës, Akademia e Shkencave nuk bëri reformë, por farsë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?