Rama: Ligji i bashkëqeverisjes nuk zëvendëson gjykatat! Ndjekje penale për ata që zvarrisin qytetarët

18 Dhjetor 2021, 15:05| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 19:01

  • Share

VLORË- Kryeministri Edi Rama nga Vlora paralajmëroi se me hyrjen në fuqi të ligjit për bashkëqeverisjen të gjithë zyrtarët që bëhen pengesë në dhënien e përgjigjes të kërkesave të qytetarëve, do të ndëshkohen me paralajmërime për largim nga puna e deri në ndjekje penale kur shkeljet janë të rënda e të përsëritura. Ai tha se ndërmjetësimi përmes platformës së bashkqeverisjes, nuk zëvendëson gjykatat. 

“Platforma nuk zëvendëson gjykatën dhe për ketë arsye, një numër kërkesash dhe ankesash në platformë të lidhura me konflikte gjyqësore, nuk kanë mundur dhe nuk do mund të marrin përgjigje definitive nga platforma për shkak se, siç e thashë, platforma është një mekanizëm në duart e qytetarëve për marrëdhënien e tyre me pushtetin ekzekutiv, me qeverinë dhe bashkitë, por jo një mekanizëm që zëvendëson gjykatën”, shtoi kryeministri.

Kreu i qeverisë tha se digjitalizimii shërbimeve të tjera për qytetarët do të jetë përmes një sistemi të sigurt dhe të sofisitikuar ku kushdo që ndërhyn lë gjurmë.

“Ndërkohë që dixhitalizimi do të bëhet me një sistem ultramodern nga pikëpamja teknologjike, blockchain, ku do të jetë e pamundur që të ndërhyhet për ndryshime siç bëhet sot, ndryshoi letrat njëri-tjetrit dhe çdo ndërhyrje në sistem do të jetë e gjurmueshme. Pra, gjithsekush që do të hyjë në sistem për shërbyer, do të lëri gjurmë e do të lëri firmën elektronike, kështu që çdo ngacmim i sistemit, menjëherë do të shfaqet, sistemi do të jetë komplet i blinduar”, tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?