Rama: Librat falas për nxënësit
e fillores, por me një kusht

11 Nëntor 2017, 09:58| Përditesimi:

  • Share
DIBER-Rruga e Arbrit do të përfundojë brenda këtij mandati, ndërsa të gjithë fëmijët e shkollave fillore në të gjithë vendin do t’i marrin librat falas. Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët u shpreh se qeveria do të japë libra falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. “Librat do të jenë falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën. Por do të ketë një kusht që fëmija që merr falas libra, i dorëzon dhe merr të tjerët falas” deklaroi Rama.

Librat falas për fëmijët ka qenë një kërkesë e opozitës, ndërsa duket se edhe Rama është pajtuar me të duke e aprovuar duke filluar nga viti tjetër. Rama gjatë takimit në Dibër premtoi edhe njëherë se brenda këtij mandati do të përfundojë rruga e Arbrit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rruga ka një përmirësim të konsiderueshëm për sa i përket urave, trajektoreve, dhe është bërë me gjysmën e kostos, ndryshe nga ajo ide e vjetër që ishte marrëzi. Më në fund kantieri do të hapet dhe nuk do të ndalet deri sa të përfundoj.

Jam i zotuar që ky projekt të përfundoj para përfundimit të mandatit 4 vjeçar. Ashtu si është ëndërruar në planin tonë, Dibra do të kthehet në oborrin e pasim të Tiranës.

Nuk do të lajm më kaq por po të investojmë në bujqësi, të kenë mundësi familjet dibrane të zhvillojnë ekonominë e tyre.

Rruga e Arbërit është një investim strategjik, siç thotë edhe Pandeli Majko, do lidhet me pjesën tjetër të Dibrës së madhe, jemi duke biseduar me qeverinë maqedonase për të investuar në projekte të përbashkëta.

Rruga e Arbërit do ti japi më shumë mundësi Dibrës jo vetëm për bujqësinë por edhe në turizëm, ne kemi llinxhat e Dibrës, do ti bëjmë një destinacion real për turistët, do fillojmë projektin e llinxhave të Dibrës.

Në Tiranë sa herë flasim për investime, kazanet në Tiranë na thonë se po bëjmë fasada. Do shërbejmë me punë të ndershme, mjafton të shikosh shifrat e ekonomisë lokale, ka shënuar përmirësime që nga momenti që ne kemi investuar.

Shumë rrugë të tjera rajonale por edhe në zona rurale do të jenë në vëmendjen tonë, kjo do na ndihmoj për të rritur numrin e turistave. Do të bëjmë reforma edhe në shëndetësi, jo si ata që bëjnë shou duke futur dhitë në spitalin e Kukësit.

Do të bëjmë reforma reale për përmirësimin shërbimit shëndetësorë. Nëse secili mban thesin me mollë veç, do vijë ai nga Tirana përça e sundo.

Do ta rregullojmë edhe këtë, do të hapim pika grumbullimi, për të mos pasur abuzime me çmimet ose tu ngelet thesi me produkte në shtëpi, ose të frikësohen se mos ngelen pa shitur e ti shisni me çmim të ulët.

Ju premtoj se do të japim librat falas nga klasa e parë deri në të katërtën. Shteti i Francës, që është një  superfuqi ekonomike, i jep falas deri në klasën e katërt. Prindërit deri në klasën e katërt nuk do investoj për blerje librash por do shpenzojnë për gjëra të tjera.

Një shqiptarë në Angli erdhi në Shqipëri dhe tha qenka shumë mbrapa Dibra, epo na duhet shumë punë që të arrijmë deri këtu. Ja ta marrim mbretëreshën e Anglisë e ta vendosim ta të drejtojë Shqipërinë, e të shikojmë nëse do ta drejtojë me këmbët e shtrira në jorgan. Na duhet të bëjmë punën e tyre 100 vjeçare.

G
jatë këtyre ditëve qarkullojnë ide se do vendosen sahata për ujin e puseve, kjo do jetë e vlefshme vetëm për bizneset që disponojnë një pus uji.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?